Biznes

Afati i regjistrimit të pronarëve përfitues deri në 30 qershor 2021

Këshilli i Ministrave ka dërguar në Kuvend një projektligj për shtyrjen e afatit të regjistrimit të pronarëve përfitues që pritet të miratohet. Afati i propozuar në projektligj është 30 qershor 2021.

Vendimi për projektligjin është stimuluar nga ankesat e shumta të shoqatave të bizneseve të cilat i adresuan një masë problemesh qeverisë ku ndër to ishte dhe afati kohor i limituar.

QKB-ja raporton se janë 55 mijë biznese përfshirë dhe OJF-të për të deklaruar pronarët e tyre. Në raste të mos aplikimit në portalin e-albania faturohet gjoba 500 mijë lekë.

Kërkesa për deklarimin e pronarëve përftues është plan i Komisionit Europian për të luftuar informalitetin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë