Aeroporti i Vlorës do të nisë fazën e ndërtimit gjatë nëntorit të këtij viti, sipas ministres Belinda Balluku. Projekti i shpallur në prill të vitit 2021 pritej të niste ndërtimet në fillimin e vitit 2022, por ministrja njoftoi se do të ndodhë më shpejt duke e cilësuar si një arritje të madhe edhe pse në pandemi.
Balluku e njoftoi këtë lajm në mbledhjen e Aviacionit Civil Europian.
Aeroporti i Vlorës do të ndërtohet nga Mabex Group, drejtuar nga Behxhet Pacolli në masën e 50%. Gjysma tjetër është e nadrë midis dy kompanive tëtjera. Vlera totale e projektit mendohet rreth 1.9 mln euro.
Më herët gjatë vitit, ku projekt hapi debate ndërkombëtare pasi ndërtimi i tij prekte zonën e mbrojtur të Nartës, por kjo nuk e ndaloi projëktin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.