Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka apeluar vendimin e Shkallës së Parë që refuzoi kërkesën për pezullimin e dënimit me 2 vite burg.
Ai iu drejtua Apelit, duke argumentuar se Shkalla e Parë nuk ka vlerësuar drejtë provat e paraqitura.
Llalla kërkon pezullimin me të paktën 6 muaj të ekzekutimit të dënimit me burg për shkaqe shëndetësore. 10 ditë më parë, ish-kryeprokurori, u shpall në kërkim ndërkombëtar nga SPAK.
Tashmë do jetë apeli i GJKKO-së, ku pas caktimit të një date do vendosë nëse do lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, që rrëzoi kërkesën e Llallës, apo do pranojë kërkesën e tij për pezullim dënimi.
Dhjetë ditë më parë, SPAK mbylli procedurat dhe dërgoi emrin e Llallës në zyrën e Interpolit menjëherë pasi policia dorëzoi raportin për mos gjetjen e tij në banesë apo vende te tjera ku mendohej se ishte.
Më 22 shtator, Gjykata e Posaçme e Apelit, e gjeti fajtor Llallën për veprën penale të “fshehje së pasurisë”. Ai u dënua me dy vite burg, ndërsa për 5 vite nuk mund të ushtrojë asnjë funksion publik.
Po ashtu, gjykata i konfiskoi ish-Prokurorit të Përgjithshëm 22 mijë metra katror truall dhe një apartament në Durrës. Pavarësisht ankimimit të Llallës, Apeli la në fuqi vendimin në fjalë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.