Drejtësia

Adriatik Llalla kërkon pezullimin e dënimit për shkak problemeve shëndetësore

Gazeta Si – Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla vazhdon betejën me drejtësinë për të shmangur dënimin në Gjykatën e Lartë me dy vite burg për akuzën e mosdeklarimit të pasurisë në tre raste.

Me anë të një rekursi të dorëzuar ditë më parë, Llalla kundërshton vendimin e Gjykatave të Posaçme që i rrëzuan kërkesën për pezullim të dënimit për shkak të gjendjes shëndetësore.

Kjo kërkesë është shqyrtuar më herët edhe nga dy gjykatat e shkallës së Parë dhe Apelit, por është  rrëzuar prej tyre.

Mësohet se ish-prokurori i Përgjithshëm pretendon se çuarja e tij në qeli mund të sillte pasoja të rënda për shëndetin për shkak të një sëmundjeje që ai vuan prej kohësh.

Kërkesa pritet të merret në shqyrtim në datën 22 prill. Ai ndodhet në Itali, aty ku u arratis dy javë para se Apeli ta dënonte me burg.

Llalla ndodhet në mbikqyrje nga autoritetet italiane në pritje të vendimit që do të marrë gjykata pas kërkesës së Shqipërisë për ekstradimin e tij. 

Ish-kreu i akuzës shqiptare u dënua nga Gjykata e Apelit me 2 vite heqje lirie për akuzën e mosdeklarimit të pasurisë në 3 raste, si dhe u përjashtua për 5 vite nga funksionet publike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë