Futboll

Adrian Mema kërkon të thyejë ‘mallkimin’ e Tiranës në derbi

Janë më shumë se pesë vite që Tirana nuk fiton në derbin e kryeqytetit me Partizanin. Janë vetëm fitore nga “demat” dhe dy barazime për bardheblutë në këto 5 vite. Kjo ecuri tejet negative që duket se është kthyer në një mallkim për Tiranën do duhet të thyet nga një “çun i shtëpisë”, si Ardian Mema. Tekniku 49-vjeçar duke folur në konferencën për shtyp para ndeshjes është shprehur se derbi është një ndeshje që i ka të treja rezultatet e mundshme, por që ai do e hedhë ekipin e tij në fushë me objektivin e vetëm për të marrë tre pikët. Duke qenë se vjen nga periudhë shumë e mirë në dy muajt e fundit, Ardian Mema ka besim te lojtarët e tij që mund të fitojnë këtë herë me Partizanin edhe pse diferenca mes dy ekipeve është plot 21 pikë.

“Derbet kanë specifikën e vet dhe është fakt që Tirana nuk po fiton. Ndoshta ka ardhur dita për ta thyer këtë gjë, por në futboll ka 3 rezultate. Jemi përgatitur se është ndeshje e fortë, por mund të bëjnë diferencën individët gjatë ndeshjes. Shpresoj të bëjmë sa më pak gabime dhe mendoj se ekipi është në një moment të mirë dhe kjo i bën mirë ekipit për nesër. Jam munduar ta mbaj larg presionit, por nesër do të shihet çdo gjë. Lojtarët kanë qenë në atmosferë të mirë pa problem dhe të qetë. E presim derbin të qetë dhe Tirana e sheh si ndeshjen e radhës, pasi na duhen pikët.”- u shpreh Ardian Mema.

Sipas tij nëse do të marrim parasysh cilësitë aktuale të të dyja ekipeve, Partizani është favorit, por edh Tirana ka elementë mjaft të mirë dhe mund t’ia dalë që të fitojë këtë herë.
“Po të shohësh renditjen është favorit Partizani, por unë mendoj se favorit është ai që gabon më pak. Kam punuar me skuadrën dhe i’a lë ndeshjes. Kemi fituar me skuadra e kreut dhe ka mbetur vetëm Partizani pa u thyer. Ne do të shohim që të thyejmë dhe Partizanin. Në ndeshjen me Flamurtarin isha në stadium dhe ata kanë lojtarë të mirë si Bardhi, Mala e Asani, por edhe ne kemi lojtarë shumë të mirë.” Duke iu rikthyer edhe një herë derbit të fundit, ku Tirana u përmbys nga dy golat e Rubin Hebajt, Mema tha se ka punuar në këto kohë që ato gabime të ndeshjes së mëparshme të mos përsëriten këtë premte.

“Gabuam ndeshjen e parë dhe e pësuam. Janë korrigjuar gabimet nga e shkuara dhe nuk po bëjmë gabime. Lojtarët janë me të qetë dhe po minimizojnë gabimet e tyre. Duelet kur fitohen fitojnë edhe ndeshjen. Ndeshjen e fundit patëm probleme me gabime.”
Në një ndeshje Tirana-Partizani edhe tifozeria ka rolin e saj shumë të rëndësishëm. Për një njeri si Ardian Mema që e ka luajtur këtë ndeshje edhe si futbollist, mbështetja e tifozëve bardheblu që pritet të jetë e shumtë do të ketë impaktin e duhur te skuadra e tij.
“Nesër tifozët e Tiranës janë përkrahës të ekipit dhe nuk merren me kundërshtarët. Jemi të një qyteti dhe lojtarët do t’i gëzojnë tifozeritë. Shpresoj ta bëjnë lojtarët tonë. Tifozeria e Tiranës ka fituar ndaj asaj të Partizanit.”- tha Mema.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë