Futboll

Adrenalina e De Brujne, shtyn Artetën dhe ironizon tifozët e Arsenalit: Do ndonjëri birrë?

Gazeta Si – Një gol, një asist dhe shumë, shumë grintë, në fushë dhe jashtë saj. Kevin De Bryjne shkëlqeu në ndeshjen e madhe me Arsenalin, ku Mançetser Siti fitoi 1-3 dhe barazoi ‘Topoçinjtë’ me pikë në krye të renditjes.

Belgu ishte protagonist absolut me lojërat e tij klasike, por edhe me ndonjë shkëndijë. Gjatë ndeshjes nuk kaloi pa u vënë re shtyrja që ai i dha trajnerit të Arsenalit, Mikel Arteta. Trajneri largoi topin, teksa De Bryjne po bëhej gati për një rivënie anësore dhe nuk u priti mirë atë veprim, ndaj dhe i dha një të shtyrë.

Por adrenalina nuk përfundoi me atë gjest dhe as pas ndeshjes. Në rrjetet sociale De Bryjne u është përgjigjur në mënyrë ironike tifozëve të Arsenalit, të cilët në momente të ndryshme kanë hedhur drejt tij gota plastike me birrë.

“Do ndonjëri birrë?”, – shkruante belgu në historitë e tij në Instagram. “Faleminderit”, – shkruante në një tjetër, ku tregonte hedhjen e gotave.

Nje nga postimet e De Bryjne pas ndeshjes. Gazeta Si, 16 shkurt 2023

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë