Ka ndodhur

Adoleshentja plagos me thikë ish-të dashurin, dyshonte se e tradhëtoi kur ishin të lidhur

Gazeta Si – Një vajzë 18-vjeçare është arrestuar në Tiranë, pasi plagosi me thikë ish-të dashurin e saj.

Ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie në zonën e Yzberishtit, ku I.D., pretendon se ish i dashuri e ka tradhtuar gjatë kur kanë qenë të lidhur së bashku. I riu përfundoi në spital për shkak të plagës së marrë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasen I. D., 18 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës ish-të dashurin e saj”, njoftoi policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë