Gazeta Si - Dy 18-vjeçarë mbetën të plagosur me thikë këtë të premte në Tiranë rreth orës 14:30 në rrugën “Asim Vokshi”, sipas policisë gjatë një konfliktit për motive të dobëta.
Autor i dyshuar është një 16-vjeçar, i cili u largua menjëherë pas ngjarjes dhe është shpallur në kërkim nga policia. Sa i përket të plagosurve ata ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas informacioneve të marra se ditën e sotme, në rrugën “Asim Vokshi”, gjatë një konflikti, një shtetas kishte goditur me mjet prerës shtetasit A. M., 18 vjeç, dhe E. M., 18 vjeç, të dy banues në Tiranë, dhe më pas është larguar, kanë organizuar punën për identifikimin e tij. Në vijim të veprimeve hetimore të kryera u shpall në kërkim një 16-vjeçar, si autor të dyshuar të kësaj ngjarje. 16-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Asim Vokshi”, sot rreth orës 14:30, ka goditur me mjet prerës shtetasit A. M., dhe E. M., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e 16-vjeçarit”, tha policia në një njoftim për mediat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.