Ka ndodhur

Adoleshenti plagos me thikë 32-vjeçarin në një lokal në Vlorë

Gazeta Si – Një 32-vjeçar në Vlorë ka mbetur i plagosur me thikë në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në një lokal në lagjen “Pavarësia”.

Autor i dyshuar i kësaj ngjarje është një 17-vjeçar, i cili është vënë në pranga. Nga verifikimet ka rezultuar se ai ka thyer masën e sigurisë arrest në shtëpi ku ndodhej për vjedhje me dhunë.

Ndërkohë sa i përket të lënduarit ai është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas të dhënave të policisë, dyshimet janë që konflikti mes të dyve të jetë shkaktuar për motive të dobëta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë