Filma

Adoleshentët në kërkim të identitetit, pasiguria dominon në serialet për të rinjtë

Nga Gazeta Si - Ajo që në vitet ‘90 e bëri Beverly Hills 90210 një fenomen ishte fakti se, - për herë të parë, - një serial televiziv kishte të bënte me adoleshentët që nuk shiheshin nga jashtë ose, më keq, nga lart, por nga këndvështrimi i tyre. Duke menduar për këtë sot, pothuajse ndjen njëfarë lehtësimi. Asnjëherë si vitet e fundit, adoleshentët nuk kanë tërhequr vëmendjen e serialit të gjatë, i cili nga ana e tij ka rikthyer një portret kompleks të Gjeneratës Z, me tone thuajse asnjëherë të shkujdesura.

Seriali i fundit i shpallur është ai i Prime Video, “Prisma”, i prodhuar nga Cross Production dhe me regji të Ludovico Bessegato. Gjithashtu, në këtë rast, gjendemi përballë një historie (në tetë episode) që përpiqet të kuadrojë atë moment delikat dhe të vështirë në të cilin ndërtohet identiteti, duke u fokusuar në shijet, aspiratat, orientimet.

Protagonistët janë një grup adoleshentësh nga Latina, qytet në Itali (binjakët në qendër të rrëfimit luhen nga i njëjti aktor në debutimin e tij, Mattia Carrano. Në seril është edhe Achille Lauro).

Një rrugë zbulimi që mund të rezultojë jo e lehtë, ndoshta edhe e dhimbshme, veçanërisht nëse e gjeni veten në një trup që duket se nuk ju korrespondon. Qëllimi është respektimi i realitetit. Në “Prisma” shumica e personazheve nuk janë të përcaktuara”, shpjegon Bessegato. “Seriali ynë ka të bëjë me këtë: jobinare, rrjedhshmëri, papërcaktime”.

Kufij të paqartë për të përshkruar “një botë njerëzish që kërkojnë njëri-tjetrin, por që e kanë të vështirë të përshtaten në një përkufizim. Në fund të fundit, identiteti dhe orientimi nuk janë fakte statike, por në ndryshim, ndryshim dinamik. Njoh shumë njerëz që kanë ndryshuar apo pasuruar identitetin e tyre me shumë nuanca”.

Ashtu si një prizëm, në fakt, që transformohet kur përshkohet nga drita, duke prodhuar një pafundësi ngjyrash: “Ai përfaqëson atë që kishim në mendjen tonë: ajo që duket të jetë me një ngjyrë është në të vërtetë shkrirja e një pafundësie nuancash. Një koncept që ka të bëjë me të gjithë personazhet e serialit”.

Ashtu siç ndodhi edhe me Euphoria, një serial (i disponueshëm në Sky) me Zendaya (për rolin e saj ajo sapo ka fituar një Emmy) që tregon shumë mirë ankthet e atyre që janë më pak se njëzet vjeç sot.

Paramount +, platforma e re e transmetimit, ka gjithashtu në katalogun e saj ‘Corpo libero’, një serial (i disponueshëm nga fundi i tetorit), i cili ndjek ngjarjet e një grupi gjimnastësh adoleshente që luftojnë me ankthet dhe shqetësimet jo vetëm në sport dhe gjithashtu Luca Guadagnino zgjodhi për debutimin e tij në serial të tregojë kërkimin e identitetit nga dy adoleshentë në “We Are Who We Are” (Sky).

Në Netflix Sex Education, ndonëse me tone më pak të zymta, janë sërish adoleshentët si protagonistë në kërkim të vendit të tyre në shoqëri, mes anktheve, pasigurive dhe ndryshimeve. Të gjithë po luftojnë me një botë pa banka, ku aksionet janë rrëzuar. Veç që më pas secili përpiqet të rindërtojë botën e tij. /Il Corriere della Sera/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë