Një grup prej pesë personash kanë abuzuar seksualisht në bashkëpunim me njëri-tjetrin një vajzë të mitur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lezhë, ku policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit: A.K., 31 vjeç, A.M., 27 vjeç, E.T., 30 vjeç, N.K., 44 vjeç dhe A.Gj 17 vjeç.
Të gjithë akuzohen për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” kryer në bashkëpunim.
Sipas policisë, 5 të arrestuarit dyshohen se me anë të shantazheve, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 15-vjeçare. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




