Gazeta Si - Një 28-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë në Greqi. Sipas mediave greke, autorët janë dy kushërinj të tij, vëllezër të moshës 17 dhe 19 vjeç, të cilët kanë pretenduar se viktima i abuzonte.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:50 të mbrëmjes së të hënës, kur efektivët e policisë rrugore, gjetën të gjakosur 28 vjeçarin në rrugë.
Sipas mediave greke viktima është 28-vjecari, Denis Loka. Ai u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetojë.
Dy vëllezërit shqiptarë janë paraqitur vetë në komisariat. 17-vjeçari ka deklaruar se ka qenë ai autori i krimit, ndërsa 19-vjeçari ka qenë bashkëpunëtor. Siç pretendojnë dy vëllezërit shqiptar me nënshtetësi greke, 28-vjeçari i abuzonte.
Ata janë shprehur se kur kanë qenë fëmijë të vegjël dhe jetonin në Shqipëri, 28-vjeçari kishte abuzuar seksualisht me ta. E kur kanë shkuar në Greqi janë përpjekur të harrojnë çfarë ka ndodhur. Megjithatë në ditët e fundit, 28-vjeçari kishte shkuar po ashtu në Greqi.
Kur e panë, atyre “iu zgjuan” kujtimet e këqija dhe vendosën ta vrisnin. 17-vjeçari ka deklaruar se ka qenë ai që e ka goditur drejtpërdrejt në qafë.
Policia greke po vijon hetimet. Ndërkohë ditën e sotme dy vëllezërit shqiptarë pritet të dërgohen para prokurorisë dhe ndaj tyre pritet të ngrihen akuza.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.