Gazeta Si – SPAK ka kërkuar rreth 34 vite burg për 23 të pandehurit e dosjes “Bujqësori” të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera.
Bëhet fjalë për 9 procedura tenderimi të bëra fiktive gjatë vitit 2022, në vlerën 90 milionë lekë të reja. Të përfshirë në dosje janë zyrtarë të Universitetit dhe biznesmenë ndaj të cilëve rëndon dhe akuza e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.
Prokurori i çështjes, Dritan Prençi ka kërkuar 34 vite e 6 muaj burg për 23 të pandehur, të cilët do të përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar.
Për 19 prej tyre SPAK kërkon që dënimi me burg t’i konvertohet me shërbim prove dhe punë publike. SPAK ka kërkuar dënimin me 3 vite burg dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite për administratorin e UBT-së Edmond Tërthorja.
Ndërkohë, sipas procedurës së zakonshme e të ndarë nga pjesa tjetër, do të gjykohen Piro Zoga, Ilir Kusi, Bejo Bizhga, Dritan Laçi dhe Arjan Buliaj.
Pretenca e SPAK:
Edmond Terthorja – 3 vite burg, ulje të 1/3 së dënimit, t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
Amarildo Lleshi – 3 vite burg, ulje të 1/3 së dënimit, t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
Serafin Skenderi – 3 vite burg, ulje të 1/3 së dënimit, t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
Altin Murto – 3 vite burg, ulje të 1/3 së dënimit, t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
Klara Jahollari – 1 vit burg, t’i pezullohet masa e dënimit. Konvertim në shërbim prove 150 orë dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.
Agim Sefa – 1.6 vite burg, t’i pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të konvertohet në shërbim prove për një periudhë 2-vjeçare.
Mehmet Qoshja – 1.6 vite burg, t’i pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të konvertohet në shërbim prove për një periudhë 2-vjeçare.
Enkeleida Sallaku – 1 vit burg, t’i zbritet 1/3 e masës së dënimit dhe të pezullohet, të konvertohet në shërbim prove për një periudhë 150 orë dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.
Romina Koto – 1 vit burg, t’i zbritet 1/3 e masës së dënimit dhe të pezullohet ekzekutimi i vendimit, të konvertohet në shërbim prove për një periudhë 150 orë dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.
Artur Koleci – 1.6 vite burg, t’i zbresë 1/3 e masës së dënimit dhe të konvertohet në 2 vite shërbim prove.
Blenard Spaho – 1.6 vite burg, t’i zbresë dënimi me 1/3 dhe të konvertohet në shërbim prove për një periudhë 2 vite.
Tedi Proda – 1.6 vite burg, t’i zbresë 1/3 e masës së dënimit dhe të konvertohet në 2 vite shërbim prove.
Elvira Shtogu – 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit me 1/3 dhe të konvertohet në shërbim prove 150 orë.
Tone Vukaj – 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit me 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të konvertohet në shërbim prove 150 orë.
Eridiana Çuni – 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit me 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.
Erjola Kopali – 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit me 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.
Etleva Shore – 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit me 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.
Ilir Kapaj – 1.6 vite burg, zbret 1/3 e masës së dënimit dhe vendoset në shërbim prove për 24 muaj.
Radion Dhromi – 1.6 vite burg, zbret 1/3 e masës së dënimit dhe vendoset në shërbim prove për 24 muaj.
Klea Lekoçaj – 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit me 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.
Mimoza Sefa – 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit me 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.
Mimoza Shehu – 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit me 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.
Rezearta Dervishi – 1 vit burg, zbritje të masës së dënimit me 1/3, të pezullohet ekzekutimi i vendimit dhe të vihet në shërbim prove 150 orë.
Piro Zoga, Ilir Kusi, Bejo Bizhga, Dritan Laçi dhe Arjan Buliaj po gjykohen me procedurë të zakonshme, të ndarë nga pjesa tjetër.
Gjykata e Posaçme caktoi seancën e radhës në datën 18 mars, ku do të bëhet mbrojtja dhe më pas do të shpallet vendimi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje