Dy zyrtarët e Bashkisë së Lushnjës, nënkryetari Gentian Nushi dhe drejtori i Prokurimeve Publike në këtë bashki, Leonard Sefën, do të vijojnë të qëndrojnë në burg.
Dy zyrtarët nuk kanë dhënë sqarime përpara gjykatës, ndërkohë që ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Bëhet fjalë për tenderin e rehabilitimit të një kanali vaditës.
SPAK thotë zyrtarisht se pas hetimeve, ka rezultuar se zëvendës kryetari dhe drejtuesi i Drejtorisë së Prokurorimeve, kanë bashkëpunuar me kreun e Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe për favorizimin e kompanisë fituese në këtë tender.
Tushe ndodhet në burg prej gati 6 mujsh, pas arrestimit për këtë çështje. Dyshohet se Nushi dhe Sefa kanë kryer veprime të kundërligjshme edhe gjatë tri procedurave të tjera të prokurimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




