Ka ndodhur

Abuzimi me naftën/ Biznesmeni ISuf Berberi lirohet pa u arrestuar

Isuf Berberi, drejtues i kompanisë së naftës “Phoenix Petrolium”, i cili  akuzohet për ‘mashtrim me pasoja të rënda’, ka dalë nga burgu ende pa u arrestuar. Raportohet se Berberi kishte marrë më herët në mungesë masën ‘arrest në burg’, Gjykata ka ngarkuar Prokurorinë që të ekzekutojë vendimin në fjalë.

Hetimi vijonte për  kompaninë “Phoenix Petrolium”,e drejtuar nga Berberi, pasi ishte në qendër të një skandali financiar. Pas kallëzimit të bërë nga drejtori i Albpetrol, rezulton se kjo shoqëri me drejtues Naim Kasën dhe Isuf Berberin, ka marrëveshje për shfrytëzimin e puseve të naftës me qeverinë shqiptare dhe ecuria e saj mbikëqyret nga AKBN.

Sipas kontratës, kompania kishte detyrimin për të bërë investime në puset e naftës, të cilat nuk i ka realizuar. Megjithatë, sipas hetimeve kompania  ka paraqitur pranë Agjencisë tetë fatura të falsifikuara për shërbime që nuk i ka përfituar nga kompania amerikane Black Sëan Energy Service. Të dhënat tregojnë se faturat e falsifikuara është në vlerën 1.3 mln dollarë. Ndaj biznesmenëve rëndojnë dyshimet për mashtrim me pasoja të rënda, fshehje e të ardhurave, ndërsa nga ana tjetër për zyrtarët e agjensisë, është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë