Kosova

Abuzimi me çmimet në Kosovë, vaji që u shit 3.49 euro u importua me 1.22 euro

Pas ngritjes së çmimeve dhe shqetësimeve të qytetarëve në Kosovë,  drejtoria e doganave atje, ka analizuar sektorin e importit të vajrave ushqimore dhe njofton se ka pasur abuzime të nivelit të lartë.

Gjatë vitit 2021 në total janë importuar vaj luledielli i përpunuar rreth 17.7 milion litra vaj derisa janë importuar edhe 5 milion litra vaj luledielli i papërpunuar.

Vajrat ushqimore në import kanë variuar në çmim gjatë vitit 2021 duke filluar 1.11 euro/cent në janar të 2021 e ka shënuar rritje ne 1.44 euro/cent në dhjetor të vitit 2021, taksat që paguan një litër vaj në import është TVSH-ja e reduktuar 8%.
Vajrat e papërpunuara nuk paguajnë asnjë taksë pasi konsiderohen lëndë e parë për prodhim.

Në vitin 2022 (periudha Janar -Shkurt dhe një pjesë e marsit) në Kosovë janë importuar 3.3 milion litra vaj luledielli i përpunuar dhe 1.4 milion litra vaj luledielli i papërpunuar. Vajrat ushqimore në import kanë variuar në çmim gjatë vitit këtyre dy muajve nga 1.22 euro/cent deri në 1.45 euro/cent.

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtrojë kontrolle në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës./Ekonomiaonline


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë