Nga Gazeta Si- Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg Isi Pashon, Kristian Priftit dhe P.B, ky i fundit punonjës policie dhe njëkohësisht njerku i 16 vjeçares S.K. nga Këlcyra e cila dyshohet se është abuzuar seksualisht për tre vite rresht.
Në bazë të dëshmive të dhëna në polici dhe në bazë të komunikimeve në celular mes të miturës dhe personave të përfshirë në këtë ngjarje, sidomos me Artur Ago polic i arratisur fill pas plasjes së këtij skandali, bëhet e qartë se personat që janë arrestuar kanë abuzuar seksualisht me të miturën.
Nga ana tjetër, avokatët mbrojtës të tre të pandehurve, kërkuan masë më të lehtë për klientët e tyre pasi nuk përbëjnë rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Pas gjithë pretendimeve të avokatëve mbrojtës, në fund gjykatësja e çështjes ka vendosur arrest me burg për Isi Pashon, Kristian Priftin dhe njerkun e 16-vjeçares policin P. B, ndërkohë që e njëjta masë është dhënë në mungesë edhe për Artur Agon.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



