Këshilli i Lartë i Shtetit, ka kallëzuar në SPAK 5 funksionarë të Ministrisë së Brendshme pas një auditimi financiar në këtë institucion. Konkretisht bëhet fjalë për ndërtimin e godinave të komisariateve në Vlorë, Tiranë, Pogradec dhe Mirditë.
Si rezultat nga ky proces, kanë rezultuar mospërputhje dhe devijime ligjore, si pasojë e shkeljeve të dispozitave ligjore në procedurat e prokurimit publik, të cilat kanë cenuar barazinë e pjesëmarrësve dhe operatorëve ekonomikë në këtë procedurë.
KLSH argumenton se është konstatuar edhe një rritje e paargumentuar e vlerës së kostove të ndërtimit dhe kostove të projektimit në procedurën e prokurimit me objekt “Studim, Projektim i disa objekteve të Policisë së Shtetit”, ku përfshihen Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Komisariati i Policisë Nr.4 Tiranë, Komisariati i Policisë Pogradec, Komisariati i Policisë Mirditë”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Në lidhje me këto shkelje, KLSH ka bërë padinë ndaj 5 zyrtarëve të këtij institucioni për veprën penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



