Motosport

Abu Dhabi/ Vershtapen fiton garën e fundit, Hemilton i treti

Ditën e fundit të “shkollës”, në këmbë mbi “banka” për të kërcyer dhe festuar, është ngjitur Maks Vershtapen. Piloti holandez është i vetmi që gjatë këtij sezoni e ka bezdisur realisht Mercedesin. Vershtapen ka diktuar garën në Abu Dhabi, e fundit për vitin 2020.

Renditja e pilotëve në garën e Abu Dhabit. Gazeta Si, 13 dhjetor 2020

Piloti i Red Bulll-it e ka nisur garën në krye dhe nuk e ka lëshuar atë deri në fund, Makinat Mercedes të Valteri Botas dhe Ljuies Hemilton kanë mbërritur pas tij në finish. Kampioni i botës nuk ishte në formën e tij më të mirë, diçka normale pas atyre 10 ditëve të kaluara në izolim për shkak të infektimit nga Covid-19.

Një garë e dobët për Ferrarin, që e ka mbyllur me Leklerk në vend të 13-të dhe Fetel në vend të 14-ë. Mbyllet kështu ky kampionat, ku vendin e parë për konstruktorët e ka zënë Mercedesi, me 579 pikë.

Renditja e konstruktorëve pas përfundimit të kampionatit. Gazeta Si, 13 dhjetor 2020

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë