Ka ndodhur

Abu Dhabi: Shqipëria në zonën jeshile, jo karantinim për shtetasit shqiptarë

Abu Dhabi e ka vendosur Shqipërinë në listën e vendeve me ngjyrë jeshile, që do të thotë se shqiptarët nuk do ta kenë të detyrueshëm karantinimin.

Lajmi u përcoll të mërkurën nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, e cila njofton se duke filluar nga dita e sotme (14 Korrik ) Emirati i Abu Dhabit e ka vendosur Shqipërinë në listën e vendeve me ngjyrë jeshile.

Sipas Ministrisë, kjo do të thotë që në momentin e hyrjes në territorin e këtij vendi, shqiptarët nuk do ta kenë të detyrueshëm karantinimin.

MEPJ thekson se, përpara çdo udhëtimi në vendet e BE-së dhe në vende të tjera të botës, qoftë për turizëm apo punë, qytetarët duhet të sigurohen të kenë informacionin e duhur për destinacionin e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë