Futboll

Absurde në Kroaci! Kontroll edhe murgeshave para derbit Hajduk-Dinamo

Gazeta Si – Ndeshjet derbi në futboll janë gjithmonë të zjarrta, mund të ndodhë gjithçka në fushë dhe në shkallët e stadiumit. Madje edhe jashtë stadiumit mund të ndodhin gjëra absurde, siç ka ndodhur së fundi në Kroaci.

Derbi mes Hajdukut të Splitit dhe Dinamos së Zagbrebit njihet për një rivalitet vërtet shumë të madh: territorial, politik, social dhe patjetër sportiv. Ndaj dhe vigjilenca e forcave të rendit është maksimale, duke kaluar edhe limitet.

Momenti kur tifozet e Dinamos ndezin stadiumin. Gazeta Si, 24 tetor 2022

Nëse edhe një murgeshë duhet t’u nënshtrohet kontrolleve të rrepta si tifozët ultras, atëherë çështja e sigurisë është vërtet serioze. Imazhet e një punonjësi sigurie që kontrollon një murgeshë kanë bërë xhiron e botës.

Ndeshja e luajtur të premten u mbyll 1-1, me ultrasit e Dinamos, ‘Bad Blue Boys’, që ndezën sektorin e miqve, duke bërë që të ndërhynin zjarrfikësit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë