Nga Gazeta Si- Prej disa ditësh, në pikat e shpërndarjes së aboneve falas për pensionistët ka radhë të gjata.
Me hapjen e sporteleve nga ora 07:00 të mëngjesit dhe deri në orën 19:00, radhët e gjata të pensionistëve bien në sy në gjithë kryeqytetin, në çdo orë të ditës, madje dhe në ditën e fundit të vitit.
Të pyetur nga Gazetasi.al, pensionistët thonë se kanë disa ditë që presin për të tërhequr abonetë falas, por hapja vetëm e 6 pikave të shpërndarjes për 200 mijë pensionistë është e menduar jo mirë.
“Si mund të jenë vetëm 6 pika shpërndarje kur ka aq shumë pensionistë në Tiranë? Kemi që në orën 7 të mëngjesit që presim në radhë, në temperatura të ftohta, plus dhe në ditën e fundit të vitit, kur duhet të ishim në shtëpi”, thotë një pensionist.
Sipas informacionit të publikuar në disa stacione të urbanëve, pikat e shpërndarjes së aboneve janë këto: kioska tek Biblioteka Kombëtare, kioska pranë Inxhinierisë së Ndërtimit, kioska tek stacioni i trenit, kioska tek Brryli dhe kioska tek posta nr 8 në Tiranë.
Të pyetur nga Gazetasi.al, në sportele thonë se shpërndarja e aboneve falas për pensionistët do të vijojë dhe në ditët e para të janarit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.