Ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ajo që po bën kryeministri Albin Kurti me kryetarët e katër komunave ne Veri dhe organizimi i peticionit për shkarkim të tyre është absurditet.
Me tej Haradinaj thotë se ka gjasa që të ketë zgjedhje të përgjithshme bashkë me zgjedhjet që do të organizohen në katër komunat.
“Kjo është shpikje e Albin Kurtit. Imagjinoni, Kurti harxhon para të Kosovës me shkarku Lulzim Hetemin. Absurditeti më i madh, me pagu pare, me organizu peticion me shkarku Lulzim Hetemin. Ekziston mundësia të shkojmë në zgjedhje në qershor, së bashku me këto zgjedhjet komunale”, ka thënë Haradinaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.