Analize

A po rilind miqësia me Kinën?

Ndoshta për shumicën e shqiptarëve periudha kur vendi ynë ishte aleat i ngushtë i Kinës mund të duket e largët, por tani që qeveria kineze po shpreson të shtrijë ndikimin e saj në Ballkan dhe Europë, përmirësimi i lidhjeve ekonomike dhe politike me Shqipërinë duket se është kthyer në një pikë  kyçë të politikës së jashtme me Pekinit. Një sërë mediash kineze kanë sinjalizuar kohët e fundit se Pekini a ia ka “vënë tanimë syrin” Shqipërisë, si një vend me peshë të madhe gjeopolitike, Sipas reporterëve kinezë, pas shpërthimit të krizës së borxhit grek, vendi ynë ka marrë edhe një rëndësi më të madhe në sytë e qeverisë kineze, për shkak të projektit infrastrukturor "Një brez, një rrugë". Madje gazeta “Ejinsight” shkruan ditën e sotme se vendi mund të hyjë në një periudhë “mjalti ekonomik” me Kinën.

“Gjatë viteve të Revolucionit Kulturor, kur Kina ishte në konflikt me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Sovjetik, Shqipëria u kthye në aleaten e vetme të Mao Zedong- shkruan “Einsight”-Dhe për të shprehur mirënjohjen e saj të thellë ndaj Shqipërisë, Kina siguroi dhjetëra mijëra ton ushqime për mikun e saj socialist nga Shqipëri ". Gazeta kineze shkruan se marrëdhëniet mes dy vendeve ishin lënë pas dore për dekada të tëra, por pas aprovimit të projektit "Një rrip një Rrugë", Kina filloi të "rizbulojë" vlerën strategjike dhe gjeopolitike të Shqipërisë.

“Kina ka përfunduar marrëveshjen "16 + 1" me vendet e Europës Lindore. Dhe Shqipëria, e cila konsiderohet nga Pekini si posta e saj strategjike në Ballkan, është bërë sërish partnerja e saj nën strategjinë ‘Një Rrip Një Rrugë’- shkruan “Ejinsight”- Përveçse është në gjendje të shërbejë si një urë midis Kinës dhe Europës, Shqipëria gjithashtu ka një vlerë të madhe për Pekinin edhe për shkak të burimeve të pasura natyrore, si nafta dhe mineralet si kromi”

Edi Rama dhe Kryeministri kinez

Reporterë kinezë theksojnë ndër të tjera se investimet dhe kapitali kinez mund të çojnë në ringritjen e ekonomisë së vendit tonë. Ata shkruajnë se: Pavarësisht kalimit të viteve, Shqipëria ka mbetur një nga vendet më të varfra në Europë. Edhe pse qeveria shqiptare ka ndërmarrë nisma të shumta reformuese gjatë viteve të fundit dhe faktit se ekonomia kombëtare po rimëkëmbet ngadalë, sistemi infrastrukturor dhe hekurudhor i vendit ka mbetur shumë i dobët. Për shembull, aktualisht autostrada e vetme në të gjithë Shqipërinë është ajo që lidh kryeqytetin Tiranë me Durrësin, për të mos përmendur se vendi ka vetëm një aeroport ndërkombëtar. Edhe Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, ndoshta është qyteti më i rrënuar në të gjithë Ballkanin, në aspektin e nivelit të përgjithshëm të zhvillimit. Më e keqja është se shkalla e papunësisë në Shqipëri në 17 përqind dhe mjedisi i dobët ekonomik ka shtyrë shumë shqiptarë jashtë vendit në një përpjekje të dëshpëruar për të kërkuar një jetë më të mirë jashtë vendit.

Sipas gazetës kineze, investitorët kinezë mund të ofrojnë një sërë vendesh pune duke rindërtuar infrastrukturën e vendit. Megjithatë, “Ejinsight” shkruan se Shqipëria po përpiqet nga ana tjetër të avancojë sa shumë në rrugën drejt integrimin europian, duke paralajmëruar se nuk mund t’i mbajë dy “kunguj nën një sqetull”.

Eksportet i produkteve blegtorale në Kinë

Ndërkohë në një tjetër gazetë kinezë e përshkruan Shqipërinë i një vend të vogël, më pasuri të mëdha natyrore, ajër dhe tokë të pastër, i cili vuan nga mungesa e industrisë. “CGTN News” shkruan se Kina mund të hapë rrugën për importimin një pjesë të mirë të produkteve bujqësore dhe industriale të vendit tonë.

“Mjalti, blegtoria, mishi dhe shumë produkte të tjera bujqësore nga Shqipëria janë në dispozicion për tregun kinez. Por industria e qumështit është ajo që ka shpresat më të mëdha për shitjen në tregjet kineze”, shkruan gazeta.

Sipas shifrave të vitit 2016, Shqipëria ka një deficit të madh tregtar me Kinën, por gazeta thekson se eksportimi i produkteve bujqësore në tregun kinez mund  të ndihmojë në reduktimin e këtij deficiti.

Djathi shqiptar në një panair importesh në Kinë

Pjerin Shoshi, drejtor i programeve të Ministrisë së Bujqësisë shprehet në një intervistë për mediat kineze se Tirana dhe Pekini po punojnë hapjen e rrugës për eksportet e ndryshme shqiptare në Kinë.

"Produktet që ne eksportojmë sot në Kinë janë kryesisht bimë medicinale, verë dhe disa produkte të tjera. Ne si ministri po bëjmë përpjekje për t’u dhënë një impuls të ri eksporteve të produkteve shtazore, si mishi, produktet e qumështit dhe mjalti. Ne jemi në negociata me Kinën për të nënshkruar një protokoll që do të lejojë tregtimin e këtyre produkteve mes të dy palëve," thekson ndër të tjera Shoshi.

Çfarë është “Një Rrip, një Rrugë”

Projekti infrastrukturor “Një Rrip, një Rrugë” është një strategji gjigande e Kinës, për të lidhur pothuajse të gjitha shtetet euroaziatike dhe europiane me Pekinin. E shpallur fillimisht në vitin 2013, iniciativa është një projekt infrastrukturor që do të ndryshojë të gjithë Euroazinë dhe periferinë e saj detare. Fotografitë e projektit janë të paqarta, por shifrat e financimit të deklaruara nga burimet zyrtare kineze arrijnë deri në 1 trilionë dollarë.

Lidhja e superkontinentit është një përpjekje ndërkombëtare, e kryer nga një shumëllojshmëri aktorësh, të mëdhenj e të vegjël. Përveç Kinës, Japonia, Rusia India dhe Turqia kanë kontribuar gjithashtu në një pjesë të infrastrukturës, por Pekini është ai që ka investuar kapitalin më të madh.

“Një Rrip, një Rrugë”

 Tanimë është zyrtare se një investim i madh kinez po vjen në Europën Lindore për sa i përket zhvillimit të infrastrukturës. Por midis vendeve kryesore të BE-së ekziston frika se nëse nuk ndërmerren masa, Europa do të përballet me hegjemonizmin kinez, i cili në terma ekonomik do të thotë një çekuilibër masiv tregtar midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore.

“Ashtu si të gjitha huatë financiare kudo në botë, kreditë kineze pritet t’i shërbejnë gjurmëve kineze në Europë përmes së cilave ë Pekini do të kërkojë të ndërtojë ndikimin e tij. Kjo është shqetësuese për vendet si Gjermania, sepse në fund të fundit, Kina të përdorte praninë e saj në Europën Lindore për të arritur Europën Perëndimore dhe më pas në BE”, pohon Sheikh në artikullin e tij.

Së dyti, Berlini druhet se një prani e madhe e të ardhurave dhe kapitalit kinez do t’i lejonin vendet periferike të BE-së të ushtronin presion mbi Brukselin dhe të pengonin kështu strategjinë e unionit për të zhvilluar një politikë të përbashkët kundrejt Kinës.

Burimet: "Ejinsight", "CGNT News", “Bussines Times”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë