Shendet

A nxit kolonoskopia kancerin e pankreasit?

Kolonoskopia është një procedurë që përdoret shpesh për të kontrolluar kancerin e zorrës së trashë. Kjo metodë është kryer nga gastroenterologë që kur u prezantua në vitin 1969.
Gjatë procedurës, mjekët vendosin një tub të gjatë të quajtur endoskop në rektum dhe zorrë të trashë. Një aparat fotografik në fund të endoskopit i lejon mjekët të shohin pjesën e brendshme të zorrës së trashë dhe të heqin polipet që mund të bëhen kancerogjene.

“Kolonoskopia është shumë, shumë e sigurt”, tha Avinash Ketwaroo, një gastroenterolog i specializuar në procedurat endoskopike në Kolegjin e Mjekësisë Baylor në Hjuston.
Ketwaroo shpjegon se rreziqet serioze të procedurës janë të rralla. Ato përfshijnë perforim (një çarje e vogël në zorrë që zakonisht ndodh në më pak se një në 1000 pacientë), gjakderdhje (e cila mund të ndodhë në dy- tre për 100 pacientë, veçanërisht nëse një polip hiqet ose nëse pacienti përdor një hollues gjaku) dhe infeksion.

Foto ilustruese-Dhimbje pankreasi-Marrë nga interneti-Gazeta “Si”-04.07.2022.


“Anestezia e përdorur për procedurën mbart gjithashtu rreziqe. Megjithëse më pak serioze, dhimbjet e barkut janë të pazakonta pas kolonoskopisë”, tha Kavel Visrodia, një gastroenterolog në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Kolumbias Irving.

Çfarë është pankreatiti?

Pankreasi është një organ i rëndësishëm për tretjen që prodhon enzima që ndihmojnë në zbërthimin e ushqimit, që rregullojnë sheqerin në gjak. Pankreatiti ndodh kur organi acarohet dhe mund të prodhojë një sërë simptomash si dhimbje barku, të vjella dhe diarre.
Dhimbja e barkut ndonjëherë rrezaton në shpinë dhe mund të jetë dobësuese, duke i penguar pacientët të jenë në gjendje të hanë ose të pinë.
“Kur shohim pankreatit akut, ai zakonisht menaxhohet me hidratim intravenoz, qetwsues për kontrollin e dhimbjes dhe të përzierat,” tha ai.

Foto ilustruese-Pankreas i irrituar-Marrë nga interneti-Gazeta “Si”-04.07.2022.


Mjekët mund të kryejnë disa teste për të provuar se, çfarë e shkaktoi pankreatitin si gurët e tëmthit, alkooli, medikamente të caktuara ose sëmundje autoimune.
Në raste ekstreme, pankreatiti mund të çojë në probleme të mëdha në trup, duke përfshirë dëmtimin e veshkave ose probleme me frymëmarrjen.

A është pankreatiti një ndërlikim i zakonshëm nga kolonoskopia?

Jo. Në një studim të kohëve të fundit që analizoi gati 80,000 pacient që kishin kryer procedurën, pankreatiti nuk u përshkrua as si rrezik i kolonoskopisë.
“Do të ishte një ndërlikim jashtëzakonisht i rrallë,” tha Ketwaroo.
Por sipas mjekut Visrodia është një procedurë “që ekziston për shumë dekada” dhe nuk duhet dyshuar për të.
Ai shton se nuk mund të anashkalohen ekzaminimet e rëndësishme për hipoteza të pa vërtetuar.

Burimi: The New York Time/ Përshtati: Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë