Nga Gazeta ‘Si’– Kryedemokrati Sali Berisha, foli jashtë ambienteve të Parlamentit sa i takon situatës më të nxehtë aktualisht në kampin opozitar, për foltoret e ish-deputetit demokrat Ervin Salianji.
“Ai është anëtar kryesie i cili në asnjë mbledhje nuk ka shtruar asnjë nga këto probleme, ka një zonë në Kombinat për analizë e të gjitha. Do që të ketë agjendë personale, ta vazhdojë deri në fund. I përgëzoj strukturat e Durrësit që nuk u mashtruan nga një takim me agjendë private.
Agjendë, sepse të deklarosh se militanti demokrat nuk dëgjohet, nuk ka mashtrim më të madh pasi këto 4 vite militantët kanë votuar sa kurrë në ekzistencën e tyre”, tha Berisha.
Po a ndihet i sfiduar kreu i PD-së?
“Unë i sfiduar?! Mos e pyet…”, u përgjigj ai duke qeshur.
“Të vazhdojë me agjendën e tij personale, i përgëzoj ata që e braktisën, këta ishin thjesht një grup të pakënaqurish se nuk u futën në lista deputetësh”, vijoi Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



