Mode

A mundet Gucci të krijojë luks me AI?

Nga Gazeta ‘SI’ – Në prapaskenë e debutimit të ri të Gucci-t, drejtori i ri Demna Gvasalia, ishte i lumtur. “Shpresoj t’ju kemi bërë të ndiheni dhe ju ‘Gucci’ sot. Unë kam rënë në dashuri”.

Para se modelët të ngjiteshin në pasarelsë, Demna nxorri disa fotografi të gjeneruara me AI, përfshirë Sophia Loren në një dyqan Gucci dhe Davidi i Michelangelos me aksesorë të firmëës. Audienca nuk e priti fort mirë këtë lëvizje.

“Për mua AI është thjesht një mjet, që mund ta përdor për të vizualizuar diçka, shpejt”, tha Demna.

Demna është i mirë në provokim. Në krye të Balenciaga për rreth një dekadë ai riformësoi idenë e luksit dhe përqendrimi tek borgjezët, duke i përdorur veshjet e tij si në “tallje” për të pasurit.

Në pasarelën e re, ai pyeti AI-në dhe dizajnet ishim në shumë të konceptuara sipas idesë së Inteligjencës Artificiale për të bukurën, dhe jo të njeriut. Ndjekësit prisnin diçka më epike.

Në fakt, ai thjesht nxorri modele të dobëta dhe burra me muskuj, me veshje padetaje, të mërzitshme. Pasarela kishte bluza bosh dhe streçe. Kjo bëri që të krijohet përshtypja, se Gucci synon të shesë aksesorë e jo rroba.

Pra tani, bli një fustan 100 dollarë tek Zara dhe një çantë 5 mijë dollarë tek Gucci.

A mundet Demna t’i bindë njerëzit, që edhe të vishesh mërzitshëm, kushton?

/CNN


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë