Shendet

A munden lehtësuesit e dhimbjeve të ulin efektivitetin e vaksinës?

Është e qartë që duhet të flisni me mjekun tuaj përpara se të përdorni një lloj ilaçi, por askush nuk e aplikon këtë metodë për medikamentet që mund të marrë pa recetë, të quajtura ndryshe OTC. Në një periudhë të vështirë pandemie dhe vaksinimi ekspertët këshillojnë që pas vaksinimit, personat duhet të kenë kujdes kur përdorin këto barna pasi mund të ulin efikasitetin e vaksinimit.
Ekspertët e shëndetit publik në SHBA kanë njoftuar se disa njerëz kur kanë dhimbje marrin ibuprofen (Advil, Motrin) ose acetaminophen (Tylenol, Excedrin) para se të shkojnë të vizitohen. Por tek ta ekziston shqetësimi se marrja e ilaçeve në kohën që po merrni vaksinën mund të ndikojë dhe tek vetë vaksina. Sistemi juaj duhet të mësojë se si duket virusi dhe të prodhojë antitrupa për ta sulmuar atë. Disa ekspertë kanë thënë se marrja e këtyre qetësuesve të dhimbjeve mund të zvogëlojë përgjigjen e sistemit tuaj imunitar por kryesisht, ata rekomandojnë që mos t’i merrni ato në të njëjtën kohë.
“Ne nuk rekomandojmë mjekim paraprak me Ibuprofen ose Tylenol para vaksinave COVID-19 për shkak të mungesës së të dhënave dhe se si ndikon në përgjigjet e antitrupave të shkaktuara nga vaksinat,”Simone Wildes, një specialist i sëmundjes infektive në Qendrën South Shore Medical Center në Massachusetts.
Një studim para pandemisë që shikuan efektin tek fëmijët (me vaksina të tjera) tregoi se nuk ishte i rëndësishëm. Autorët bënë një pyetje të thjeshtë, a e zvogëlon efikasitetin tek fëmijët marrja e ilaçeve OTC para vaksinimit? Përgjigja e tyre ishte jo.
“Nëse keni dhimbje ose siklet, flisni me mjekun tuaj për të marrë një ilaç pa recetë, të tilla si ibuprofen ose acetaminofen,” shpjegon eksperti.

Burimi: The Washington Post/ Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë