Analize

A mund të shkaktojnë këto zgjedhje një krizë përfaqësimi?

Mundësitë janë që kjo të ndodhë. Pikë së pari, nga formula e zgjedhjeve.

Kandidatët e listës së mbyllur nuk do të jenë në listën e votimit. Për ta, votuesit nuk do të zgjedhin nominalisht ndaj ata mbeten figura të patestuara dhe të konfirmuara me votë të drejtëpërdrejtë.

Një deputet i kësaj liste nuk do të dijë kurrë të thotë se sa zgjedhës e kanë votuar. Sa i pëlqyer e sa i mbështetur wshtw nga publiku . 

Pavarësisht se partitë ju kanë vënë atyre mbi supe logon, ata nuk kanë mundësi të vërtetojnë forcën personale e politike kunddrejt kandidatwve  në listë të hapur. Ky i dyti ka numra nga pas.

Marrëdhënia mes këtyre dy kategorive brenda partisë është më e lehtë kur dhe kandidati i listës së hapur zgjidhet deputet. Fitorja i shuan konfliktet e mundshme por jo individualitetet politike.

Mes unit të njërit dhe unit të tjetrit, do të ketë gjithnjë përplasje sa herë koha do të kërkojë të vërtetojë peshën dhe fuqinë e gjithësecilit.

Më e fortë, e më konfliktuale mund të jetë marrëdhënia nëse kandidati i listës së hapur merr shumë vota por nuk arrin të thyejë herësin.

Ai mbetet jashtë Kuvendit ndërsa deputeti i listës së mbyllur futet brenda.

Përfaqësuesit e listës së hapur kanë gjithë të drejtën të atakojnë deputetët e listës së mbyllur se “ju jeni aty se keni ardhur dhe me votat tona”.

Se për shak të modelit nuk përjashtohet aspak mundësia që dikush ka meritën por dikush tjetër korr të mirat. Sjelljet individuale, ambiciet për karrierë politike dhe poste, apo kryqëzimi i interesave të tjera janë shumë përcaktuese në këtë rast.

Në Partinë Socialiste kjo përplasje teorikisht mund të jetë edhe më e fortë e të sjellë krizë brenda partisë. Sepse të mendosh që në listën e mbyllur kanë hyrë të rinj pa përvojë, pa asnjë kontribut dhe të pambështetur më parë nga publiku (votuesi) dhe jashtë kanë mbetur figura të forta politike ndër vite si Xhafaj, Majko, Braçe etj, duhet të presësh që edhe përplasja të jetë më e mundshme.

Është përplasje që vjen më së pari nga kriza e përfaqësimit. Dikush mund të thotë se kur votohet për subjektin kanë meritë dhe deputetët e listës së mbyllur se shumësia e individualiteteve të tyre ka përcaktuar edhe fytyrën e partisë.

Por si ta kuptosh krizën e përfaqësimit për shkak të kësaj formule tek partitë e vogla?

Ato kanë zgjedhur në listat e mbyllura kandidatë nga familjet e tyre biologjike me idenë se ata do të largohen pas zgjedhjeve për t’ua lënë vendin atyre në lista të hapura që kanë mbledhur vota.

Pra, në këtë rast, vota për subjektin nuk pwrcakton fatin e individit por wshtw e kundwrata: idividi jashtwliste pwrcakton fatin e subjektit

Por çfarë është ky sistem që për të njëjtat shkaqe prodhon standarde dhe veprime të ndryshme?

Është një sistem që për sa kohë të mat me kute të ndryshme, është i predispozuar të prodhojë krizë, krizë që vjen nga mënyra e përfaqësimit.

Zgjedhjet nuk bëhen vetëm për të gjetur se kush do të qeverisë, por dhe sa përfaqësuese e interesave të publikut është kjo qeverisje.

Ndaj 11 maji në vend që t’i vejë kapak, e rihap konfliktin që mund të nisë nga brenda partive dhe të shkojë deri në Qeveri e Kuvend.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë