Shkencë

A mund të parashikohen vërtet tërmetet tani? Rasti i Japonisë, GPS, inteligjenca artificiale, çfarë thonë studimet e reja shkencore

Japonia paralajmëroi para dy ditësh për një megatërmet të mundshëm, pas lëkundjeve sizmile 7 ballë që goditën vendin aziatik. A mund ta kuptojë shkenca se kur, ku dhe me çfarë force do të godasë një tërmet? Studimi italian përshkuan se akumulimi i ngadaltë i energjisë, modifikon lëvizjen e pllakave, të matshme vite më parë nga stacionet GPS. Dhe pastaj është inteligjenca artificiale: "Një algoritëm, i kalibruar në mënyrë retrospektive në të dhënat e Kalifornisë, dha një vlerësim të saktë në 80% të rasteve"

Gazeta Si - “Përgatituni për një mega-tërmet të radhës”. Ky është paralajmërimi i lëshuar të enjten nga Shoqata Meteorologjike Japoneze (JMA), e cila ka juridiksion edhe për tërmetet, pas goditjes me magnitudë 7.1 ballë me epiqendër në kanalin Nankai.

Megatërmet në Japoni

“Probabiliteti i një tërmeti të madh është më i lartë se normalja, por paralajmërimi nuk ka për qëllim të tregojë se ai me siguri do të ndodhë në një periudhë të caktuar kohore”, ka specifikuar Jma në një shënim.

Më parë, qeveria e Tokios kishte njoftuar se një tërmet me magnitudë 8-9 përgjatë boshtit Nankai ka një probabilitet prej 70% në 30 vitet e ardhshme dhe në rastin më të keq mund të shkaktojë deri në 300,000 viktima me një cunami nxitës dhe dëme prej 13 trilion dollarësh.

Por a është vërtet e mundur të parashikohen tërmetet?

Një nga pyetjet për të cilat shkenca ende nuk mund t'i japë një përgjigje është kthyer në lajm: a mund të parashikohen tërmetet, duke treguar saktësisht se ku, kur dhe me çfarë force do të godasin? Dhe nga Italia vjen një analizë për zbutjen e rrezikut sizmik, bazuar në një qasje inovative.

Dy studime nga Giampiero Iaffaldano, profesor i Gjeofizikës së Tokës së Ngurtë në Universitetin e Parmës, janë publikuar në revista shkencore, duke identifikuar nëpërmjet GPS lëvizjet e pllakave që janë shenja të tërmeteve të mëdha në të ardhmen.

"Ky zbulim hap një perspektivë që nuk është konsideruar kurrë më parë për zbutjen e rrezikut sizmik, - shpjegon Iaffaldano për ‘Corriere della Sera’. - Deri tani, janë kërkuar sinjale pararendëse mbi thyerjet aktive. Studimet e reja tregojnë në vend të kësaj se akumulimi i ngadaltë i energjisë modifikon vetë lëvizjen e pllakave, e cila mund të matet më herët nga stacionet GPS qindra kilometra larg nga ajo që do të jetë epiqendra. Mund të jetë i dobishëm në rrezikun sizmik”.

Iaffaldano dhe grupi i tij analizuan tërmetin e L'Aquila-s në 6 prill 2009 (magnitudë 6.3) dhe tërmetin 7.9 në Sichuan, në Kinë në vitin 2008. Në rastin e parë, një ngadalësim prej 20% i pllakës Adria ndodhi në gjashtë vitet para tërmetit.

"Ngadalësimi është në përputhje me akumulimin e energjisë që i parapriu tërmetit të L'Aquila-s", shton profesori nga universiteti i Parmës.

"Prandaj mund të krijohen modele për të vlerësuar probabilitetin e një tërmeti gjatë një periudhe kohore në një zonë të caktuar".

Studime të tjera italiane që kanë pasur rezonancë ndërkombëtare, janë marrë me parandalimin statistikor të tërmeteve.

Warner Marzocchi, profesor i Gjeofizikës së Tokës së Ngurtë në Universitetin Federico II të Napolit, mori pjesë në një program mbi modelet e parashikimit të tërmeteve, i cili bazohet në tendencën e dridhjeve për t'u grupuar së bashku duke ndjekur ligjet matematikore.

“Modelet tona janë në gjendje të parashikojnë numrin e tërmeteve të pritura në një zonë të caktuar. Gjëja më e vështirë është të parashikosh madhësinë”, - pranon ai.

Studime të tjera, të cilat përdorin gjithashtu inteligjencën artificiale, u filluan nga Stefania Gentili nga Ogs Trieste dhe Rita Di Giovanbattista nga Ingv.

"Algoritmi, i kalibruar në mënyrë retrospektive në të dhënat e Kalifornisë, dha një vlerësim të saktë në 80% të rasteve".

Gjatë dekadave, janë bërë përpjekje parashikuese duke analizuar elementët kimikë në ujërat e burimeve, të çliruara nga lëvizjet e shkëmbinjve të thellë, të cilët mund të jenë paralajmërim të tërmeteve.

Por këto studime nuk kanë dhënë rezultate unike: herë kanë qenë tregues të mirë, herë të tjera jo, sepse zonat sizmike nuk janë të gjitha njësoj.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë