Ne rrjet

A mund të ndalohej aksidenti tragjik në Indi? Paralajmërimi: Avionët 787 Dreamliner kanë probleme në montim

Aksidenti tragjik i 12 qershorit në Indi ishte, në njëfarë mënyrë, i paralajmëruar.

Modeli i avionit Boeing 787 Dreamliner, nuk ka qenë më parë i përfshirë në aksidente, por një investigim i Administratës Federale të Aviacionit në SHBA gjeti se në sistemin e avionit ka një problem serioz, por drejtuesit e kompanisë e mohuan.

Investigimi i një viti më parë gjeti se trupi i avionit Dreamline është montuar në mënyrë të gabuar dhe mundet të shkëputen në mes të fluturimit, pas disa udhëtimeve. Inxhinieri Sam Salehpour i dërgoi raportin e tij AFA-s, por nuk ka bërë deklarata për mediat.

Salehpour, i cili ka punuar në Boeing për më shumë se një dekadë, tha se problemet vinin nga ndryshimet në mënyrën sesi seksionet e mëdha ishin montuar dhe lidhur së bashku në linjën e montimit. Trupi i avionit vjen në disa pjesë, të gjitha nga prodhues të ndryshëm, dhe ato nuk janë saktësisht e njëjta formë ku përshtaten së bashku, tha ai.

Boeing pranoi se ato ndryshime në prodhim ishin bërë, por një zëdhënës i kompanisë, Paul Leëis, tha se “nuk kishte asnjë ndikim në qëndrueshmërinë ose jetëgjatësinë e sigurt të kornizës së avionit”. Leëis tha se Boeing kishte bërë testime të gjera në Dreamliner dhe “përcaktoi se kjo nuk është një çështje e menjëhershme e sigurisë së fluturimit”.

“Inxhinierët tanë janë duke përfunduar analizat komplekse për të përcaktuar nëse mund të ketë një shqetësim afatgjatë. Kjo nuk do të bëhej problempër flotën në shërbim për shumë vite që do të vijnë, nëse ndonjëherë, dhe ne nuk po nxitojmë ekipin në mënyrë që të sigurohemi që analiza të jetë gjithëpërfshirëse”, tha Leëis atëherë.

Aksidenti i sotëm është i treti në pak vite i kompanisë Boeing. Në vitin 2018 dhe 2019 dy përplasje fatale të avionëve 737 Max shkaktuan 346 viktima. Që prej asaj kohe kompania i është futur një sage ligjore që e fitoi para një muaji. Boeign nënshkroi një amrrëveshje me Departamentin e Drejtësisë që do t’i kursente kompanisë çfarëdolloj dënimi kriminl në raste aksidentesh. Ajo do të paguante vetëm gjobat dhe dëmshpërblimet për familjet e viktimave./NewYorkTimes


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë