Analize

A mund të ketë Maqedonia e Veriut një kryeministër shqiptar?

“Maqedonia e Veriut duhet të udhëhiqet nga një kryeministër shqiptar.” Kjo është platforma më të cilën kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti,  po garon në zgjedhjet e parakohshme në vendin fqinj.

Duke shpresuar se partië e tjera shqiptare do të bashkohen rreth tij, Ahmeti po kërkon votat e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, duke garuar për herë të par jo në krah të Zoran Zaev, apo VRMO DPME-së, por si kandidat për kryeministër.

Ky vendim i Ahmetit, i cili ka mbizotëruar përherë skenën politike maqedonase, ka ngjallur kontradita të forta në Shkup, jo vetëm mes partive opozitare shqiptare, por edhe qytetarëve.

Vendi fqinj nuk ka pasur asnjherë në historinë e tij një kryetar shteti shqiptar. Arritja më e madhe erdhi në mandatin e kaluar, kur kryetar i parlamentit i zgjodh për herë të parë në një shqiptar, zoti Talat Xhaferri.  Rritja e ndikimit të partive pas referendumit për ndryshimin e emrit, rrethanat e reja dhe fryma pozitive politike, bëri të mundur që shqiptarët të merreshn më seriozisht në politikën maqedonase.  Në këto kushte, është logjike të pyesim pse kur shqiptarët kanë garuar për kryetar parlamenti dhe president, përse të mos garojnë edhe për kryeministër?

Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev

Deklarata e Ahmetit është pritur si një premtim i jashtëzakonshëm para elektoratit shqiptar, dhe si një provokim para gjithë atij maqedonas.  Megjithatë, sapo BDI-ja doli me idenë e kryeministrit shqiptar, opozita shqiptare e akuzoi për populizëm ose demagogji. Përgjigjia e partisë së ish-kryeministrin Zaev, LSDM-ja, ishte edhe më e ashpër. Partitë politike shqiptare në opozitë e quajtën këtë ide dyfytyrësi sepse pikërisht BDI-ja ishte ajo që nuk përkrahi kandidatin shqiptar për president shteti, për të cilin partitë shqiptare opozitare arritën ujdi.

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, shprehet se një ditë Maqedonia e Veriu do të ketë një kryeministër shqiptar, por se nuk do të jetë asnjëherë nga radhët e BDI-së. Ai thotë se ideja e Ahmetit për kryeministër shqiptar në këto rrethana, është ide populiste e hedhur vetëm për përfitime politike.

Duke iu përgjigjur vendimi të BDI-së Zaev iu përgjigj ashpër partnerit të tij në qeveri, duke thëë se kryeministër do të bëhet ai që ka mbështetje prej mbi 61 deputetë dhe jo sipas përkatësisë etnike.

“Nëse LSDM fiton zgjedhjet, unë jam kandidat për kryeministër i Qeverisë, dhe do të jem unë  kryeministri do të luftojë njëlloj për jetën e të gjithë qytetarëve në Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Zaev.

Në Maqedoninë e Veriut, ashtu si në Kosovë, zgjedhjen e kryeministrin e bën të mundur më shumë sesa fitorja në zgjedhje, marrëveshjet për koalicion, me fjalë tjera, pazaret politike. Kjo është edhe arsyeja përse ekspertët e çështjeve politike në Maqedoninë e Veriut e kanë cilësuar këtë ide të Bashkimit Demokratik për Integrim si tentativë për të fituar sa më shumë vota në zgjedhjet që pritet të mbahen këtë verë.

Kritikët thonë se BDI bën thirrje për unifikim sa herë që ndien rrezik për humbjen e votave të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Në vitin 2016, zoti Ahmeti hartoi deklaratën e përbashkët të partive politike parlamentare shqiptar, por u akuzua se sapo u bë pjesë e qeverisë e la në harresë.

“Në historinë e saj, BDI ka lëshuar gjithmonë në prag të zgjedhjeve ide megalomane dhe i ka nxitur votuesit shqiptarë me ide nacionaliste. Zakonishjt fushata bëhej ose për universitet, ose për gjuhë shqipe, ose për flamur dhe kur vinte koha e koha e mbajtës së këtyre premtimeve, BDI i shmangej gjithnjë premtimeve”, thotë Bexhet Musliju, drejtor i Agjencisë mediatike “Zhurnal.Mk.

Por sa e arritshme është kjo?

Në zgjedhjet e fundit, para shumë partitë shqiptare u vunë disa objektiva, të cilat iu propozuan partive maqedonase si kusht për bashkëqeverisje kur votat e tyre ishin përcaktuese për miratimin e qeverisë (platforma e Tiranës) dhe përmes saj u jetësuan disa arritje të mëdha si zgjerimi i përdorimit të gjuhës shqipe. Sipas  ekspertëve, nëse blloku politik shqiptar bashkohet dhe vë një kusht  “të pamundshëm”që kësaj radhe kryeministri të jetë shqiptar, ky nuk është një mision i pamundur

Eksperti Daut Daut thotë se nuk e dimë se si do të reflektohej pandemia në votën e qytetarëve. “Ndoshta shqiptarët do të jenë shqiptarët më të guximshëm për të dalë në votime se trupi votues i partive maqedonase? Krijimi i një raporti të ri, utopi? Ndoshta. Dhe po s’doli si opsion fitues kryeministri shqiptar, përvoja na mëson se nuk është e paarrtishme”, thotë ai.

Në Kosovë disa herë kryeministri nuk ka qenë i partisë së parë, edhe tani është i partisë së dytë Ka pasur raste madje, si Ibrahim Rugova, që ka preferuar të jetë kryetar shteti para se të jetë kryeministër. Pra, edhe ideja e BDI-së, sado që mund të duket populiste(si synim, strategji ose koncept politik), nuk mund të hidhet poshtë, se nuk është në kundërshtim me asnjë parim  demokratik e as të drejte kushtetuese juridike ku qytetarët janë të barabartë. Le të jetë edhe një testim edhe për kapacitetet demokratike të subjekteve të tjera të bllokut maqedonas. Fara e një ideje mund të hidhet në ujë, e të mbijë në të thatë, mund të mbillet në vjeshtë e të vilet  në pranverë a verë, mund të vilet në një stinë të mbjellash e të vilet pas ca stinësh…Edhe vënia si objektiv i kryeministrit shqiptar është një arrije e madhe”, deklaron ai.

Por, Albert Musliu nga Instituti për Zhvillimin e Demokracisë deklaron se zgjedhja e një kryeministri shqiptar mund të kthehet në  mollë sherri mes partive politike shqiptare për të thelluar përçarjet.

“Partitë politike maqedonase do të jenë shumë më të kujdesshme se sa partitë politike shqiptare, madje mendoj se dhe reagimi tek partitë politike shqiptare do të jetë shumë më i madh që do ta projektojnë këtë ide si pjesë të fushatës zgjedhore”, thekson Musliu.

Copyright © Gazeta “Si”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë