Nga Gazeta ‘Si’- Drithërat, bishtajoret dhe farat po marrin vëmendjen kryesore në rrjetet sociale dhe për herë të parë pas shumë kohësh, duket se nutricionistët nuk kundërshtojnë dot: ky trend e meriton gjithë këtë bujë.
Në TikTok, trendi i ri quhet “fibremaxxing”, që do të thotë të pasurosh qëllimisht dietën tënde me fibra, përmes ushqimeve si fasulet, drithërat dhe farat chia. Trendi ka në fokus shëndetin e zorrëve dhe mirëqenien e përgjithshme të trupit.
Fjala “maxxing” përdoret zakonisht në rrjet për të përshkruar një konsum të rritur apo të qëllimshëm të diçkaje, dhe në këtë rast nënkupton: sa më shumë fibra, aq më mirë.
Ashtu si shumë trende të tjera, edhe ky nisi nga Gjenerata Z(12-27 vjeçarët). Pamela Corral, një krijuese përmbajtjesh 25-vjeçare, është bërë virale në TikTok me videot ku ha ushqime të pasura me fibra, një prej tyre ka mbi 10 milionë shikime.
@join_zoe Have you heard about fibermaxxing? It’s a nutrition trend we fully support—shifting the focus from restriction to abundance by adding more fiber-rich plants to every meal. And it’s not just about adding more fiber, it’s more plant variety, texture, and colour, too. This pea & pesto orzo (full recipe in the comments 👇) is packed with over 10 different plants, from peas and spinach to walnuts and basil. We took it a step further by adding Daily30+, developed by ZOE scientists to support your digestion, energy, and daily nutrition.* Just one scoop adds 5g of fiber from over 30 plants, a satisfying crunch, and a boost of daily plant diversity to make fibermaxxing effortless. Head to the link in our bio to try Daily30+ 💛 and follow for more healthy recipes to support your gut health. *Daily30+ is naturally high in calcium and copper. Calcium contributes to the normal function of digestive enzymes. Copper contributes to normal energy-yielding metabolism and the normal function of the immune system.
♬ original sound – ZOE
“Përpiqem të ha shumë fibra. Vetëm kështu mund të bëj video,” thotë ajo me humor. “Fibrat janë shumë të mira, mendoj se më shumë njerëz duhet ta konsumojnë.”
Por përtej humorit në TikTok, qëndron edhe mbështetja shkencore. Një studim i vitit 2019 tregoi se një dietë e pasur me fibra mund të ulë rrezikun për sëmundje kardiovaskulare, goditje në tru, diabet të tipit 2 dhe kancer të zorrës së trashë me 16–24%.
Vetëm 7 gramë fibra më shumë në ditë, sa gjysma e një kanaçeje fasule, mund të ulin rrezikun e sëmundjeve kronike jo ngjitëse deri në 9%.
Çfarë janë fibrat dhe ku i gjejmë?
Fibrat gjenden në:
Bishtajore (fasule, thjerrëza, qiqra)
Drithëra të plota (tërshërë, oriz kafe)
Ushqime me niseshte (si patatet me gjithë lëkurë)
Fruta dhe perime
Farat chia, liri, etj.
Sipas rekomandimeve:
Gratë duhet të konsumojnë 25 gramë fibra në ditë
Burrat: 38 gramë
Megjithatë, mesatarja aktuale është rreth 20 gramë, pra shumica e njerëzve nuk marrin sasinë e duhur.
“Është dokumentuar mirë se një dietë e pasur me fibra ul kolesterolin, sheqerin në gjak dhe inflamacionin. Ajo ofron mbrojtje kundër kancerit të zorrës së trashë, ndihmon në shëndetin e zemrës dhe së fundmi lidhet edhe me shëndetin e trurit dhe sjelljen,” thotë Boushra Dalile, studiuese postdoktorale në KU Leuven.
Si çdo trend tjetër, edhe “fibremaxxing” ka nevojë për ekuilibër. Ekspertët theksojnë se rritja graduale e fibrave në dietë është thelbësore, sidomos për ata që nuk janë mësuar me një konsum të tillë.
“Nëse shtoni shumë fibra menjëherë, mund të përjetoni fryrje, dhimbje barku apo edhe kapsllëk,” paralajmëron Dalile.
Gjithashtu, hidrimi është thelbësor.
“Duhet të pini shumë ujë kur konsumoni ushqime të pasura me fibra,” thotë ajo.
Uji ndihmon në tretje dhe shmang efektet anësore si gazrat apo fryrja.
Fibrat vs Ozempic?
Një arsye pse ky trend është bërë viral është sepse shumë e promovojnë si alternativë natyrale ndaj medikamenteve si Ozempic, që përdoren për menaxhimin e diabetit dhe humbjen e peshës.
Në një video virale, një përdoruese shkruan:
“Kur kupton që fibrat veprojnë si Ozempic… e pi këtë smoothie çdo ditë dhe shoh më shumë ndryshim për 2 javë sesa për 2 vjet.”
Një recetë popullore përmban:
1 filxhan ujë
¼ filxhan fara chia
½ filxhan mjedra të ngrira
2 lugë gjelle lëng limoni
3 filxhanë ujë kokosi
Ky kombinim përmban 10g fibra për racion dhe pretendohet se nxit ndjesinë e ngopjes, ndihmon në menaxhimin e sheqerit në gjak dhe përmirëson tretjen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



