Kryetari i PD-së, Lulzim Basha çeli fushatën për zgjedhjet e 25 Prillit, mes qindra makinash dhe simpatizantësh që kishte thirrur në shesh, duke krijuar një situatë të pazakontë në kushtet e pandemisë ku ndodhemi.
Krahas grumbullimeve, ajo që ra në sy ishte edhe mungesa e liderit historik të PD-së, Sali Berisha dhe e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi.
Sali Berisha nuk komentoi mungesën, por Monika Kryemadhi po. “Unë nuk kam punë, Basha ka prezantuar kandidatët e PD sot, unë kur bëra konventët nuk e ftova Bashën…S’më takon të isha aty sepse ishte dita e tij, unë kandidatët e mi i prezantoj përditë…Dasma është me 25 prill, sot ishte si dita e enjte, darka e dajave. Vijnë dajat me viçin me tullumbacet. Ka ditë plot deri në 25 prill, bashkë do dalim, janë 12 qarqe. Ne mund të bëjmë mbylljen bashkë. Nuk është e duhur që ne të dalim të bëjmë harxhime për ‘show’…”, tha ajo. E pyetur disa herë për këtë mungesë, Kryemadhi (duke iu referuar kompanisë izraelite që po menaxhon “PR” e Bashës) tha: “Unë nuk ndërhyj te PD-ja, të bëjë Basha çfarë të dojë apo ata çifutët që ka ai nëse i thonë apo jo të ftojë Monikën”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.