Për pjesën më të madhe të popullatës, Covid-19 shkaktoi disa ditë simptoma të buta deri në mesatare, por ca të tjerë i ndjejnë efektet për muaj të tërë. Disa nga këto efekte janë neurologjike, duke i shtyrë shkencëtarët të pyesin nëse COVID-19 mund të rrisë rrezikun e demencës. Një nga problemet është e ashtuquajtura gjendja post-Covid që nuk shërohet për disa javë ose muaj pas fillimit të simptomave, pavarësisht nëse personi është i testuar apo jo. Infeksione té tjera të virusit të frymëmarrjes janë shoqëruar me pasoja neurologjike dhe psikiatrike.

Autorët e një studimi të fundit që vëzhguan se “Viruset e shumta të frymëmarrjes mund të infektojnë qelizat e sistemit nervor periferik dhe qendror dhe tërthorazi të shkaktojnë manifestime të ndryshme neurologjike”.
Sipas studimit dhe Covid-19 nuk bën përjashtim, sepse shumë njerëz raportojnë simptoma neurologijike pas infeksioneve SARS-CoV-2. Këto simptoma mund të përfshijnë: mungesë përqëndrimi, ankth, problemeve me gjumin dhe probleme me frymémarrjen. Ekspertët tani po hetojnë se si Covid-19 mund të ndikojën në funksionin neurokognitiv dhe nëse mund të rrisë rrezikun e demencés. Disa studime kanë hetuar nëse efektet neurologjike të Covid-19 rrjedhin ose nga një pushtim viral i sistemit nervor qendror ose nga efektet sistemike të infeksionit. Studimi tregon se këto të dyja mund të ndodhin dhe paralelisht. Në infeksione të rënda, privimi i oksigjenit dhe një stuhi citokine (momenti kur gelizat sulmojnë veten) mund të dëmtojnë qelizat dhe të lejojnë SARS-CoV-2 të hyjë në tru. Dëshmitë po rriten që COVID-19 mund të shkaktojë dëme neurologjike. Një studim i vitit 2020 vërejti se “COVID-19 gjithashtu pritet të ndikojë në sistemin nervor në periudha afatgjata.”
Një tjetër burim të dhënash pohon se nga Covid-19 mund të vijnë një sërë problemesh neurologjike si sindroma Guillain-Barré, encefalopatinë, encefalitin, infarktin ishemik, intracerebralën dhe hemorurezën. Por të dhënat tregojnë për një rrezik të mundshëm të demencës nga infektimi i Covid-19.
Heather Snyder, nënkryetare e marrëdhënieve mjekësore dhe shkencore të Shoqatës së Alzheimerit, tha se faktorët që shkaktojnë ose kontribuojnë në demencë, në përgjithësi janë diabeti dhe hipertensioni dhe ekspertët kanë konstatuar se individët që vuajnë nga këto sëmundje dhe kalojnë edhe Covid-19 mund të preken nga demenca. Ekspertët e shpjegojnë ketë çështje të lidhur ngushtë edhe me efektet që jep Covid-19 në tru.
“Ka prova për një marrëdhënie të dyanshme midis infeksioneve virale dhe demencës, njerëzit me demence kanë një rrezik për t’u prekur nga infeksioni, ndërsa një përgjigje e dobët imune ndaj infeksionit i vendos individët në rrezik më të madh për demence”,thonë ekspertët.
Një tjetër rrezik i COVID-19 dhe vecanërisht i formave të rënda të kësaj sëmundjeje, është tromboza, një shkaktar i goditjeve në tru. Sipas një studimi të madh, një goditje në tru mund të dyfishojë rrezikun e zhvillimit të demencës.
Burimi:Medical News Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



