Ilir Alimehmeti, që kryeson listën e këshilltarëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, nuk dha një përgjigje nëse “Rithemelimin” e ka dëmtuar koalicioni me Ilir Metën në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Kjo, sipas tij, është shumë e vështirë dhe kërkon një analizë më të thellë e diskutim me njerëzit.
“Kjo është e vështirë të shihet, se ndryshe nga parti të tjera që kanë siglat e veta këtu është më e vështirë. Do bëhet një analizë dhe kjo ka nevojë për sondazh e diskutim më të gjerë me njerëzit. Ka nevojë për vendimmarrje me njerëzit. Ky proces nuk i jep përgjigje kësaj pyetjeje. Aty ka 30 e ca subjekte dhe secili ka një mundësi të shohë kontributin përmes votës. Përveç artificave. Që ne të kemi rezultate të lexueshme duhet të hyjmë qartësisht pastër që në fillim të procesit”, tha Alimehmeti për A2CNN
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.