Akullorja është mbreti i verës. E freskët, e shijshme dhe... ushqyese?
Të gjithë do të donim ta hamë lirshëm, ndonjëherë edhe duke e pasur si vakt të tërë. Ata që i kushtojnë më shumë rëndësi peshës, zgjedhin akulloret me shije frutash, me besimin se janë të shëndetshme dhe dietike. Por a është vërtet kështu?
Përbërja
Të gjitha akulloret në thelb janë sheqer, pastaj ato gjithashtu përbëhen nga uji, yndyrat dhe proteinat e qumështit.
Aromat e ashtuquajtura "krem" bazohen në qumësht ose krem, të cilit i shtohen yndyrat e ngopura (si vaji i kokosit ose gjalpi i kakaos) dhe përbërësit e zgjedhur (fistikët, lajthitë ose pluhurat e bazuara në to): përmbajtja e yndyrës, dhe sheqernat janë më të larta se shijet e frutave, kështu që ato janë më kalorike, por të varfëra në lëndë ushqyese të shëndetshme.
Nuk është situatë më e mirë as për shijet e frutave: ato nuk përmbajnë proteina qumështi, kështu që në nivel ushqyes janë edhe më pak të plota se shijet e kremit, janë më pak kalorike, por në thelb janë lëngje frutash me sheqer. Në akulloren me fruta, fruti është i lirë nga fibra dhe shpërbëhet: mbetet pak dhe vetëm ajo pjesa e sheqerosur, fruktoza.
A mund të konsiderohet si vakt?
Akullorja nuk është ushqyese: nga pikëpamja ushqyese nuk është një vakt i ekuilibruar dhe gjithashtu ka mungesë kalorish.
Duke bërë disa llogaritje, 100 g akullore mesatarisht përmbajnë nga 200 deri në 320 kalori me disa dallime midis produkteve. Prandaj, për të zëvendësuar një vakt të tërë duhet të jemi të sigurt që të konsumojmë të paktën 150 gram akullore. Duke marrë parasysh që një top zakonisht peshon nga 50 deri në 70 gram, le të themi tre topa, por edhe kështu arrijmë të marrim vetëm 300-350 kcal, në praktikë është si të kemi ngrënë 60 gr makarona të thjeshta me pak vaj. Ka mungesë totale të fibrave dhe kjo do të thotë se është një “vakt” që pas dy orësh do të na bëjë të ndihemi të uritur (edhe sepse akullorja ka pak volum).
Artizanale ose shtëpiake
Edhe zgjedhja mes produkteve artizanale dhe industriale nuk ndryshon shumë: këto të fundit mund të përmbajnë edhe më shumë sheqerna dhe yndyrna se të parat, më pak proteina, më shumë kalori.
Kujdes nga ëmbëlsuesit sepse nuk e bën akulloren me “dietke”.
Në raportin e fundit të vitit 2023, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) këshillon kundër përdorimit të ëmbëltuesve për të humbur ose ruajtur peshën ose për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve.
Së fundi, edhe bërja e akullores në shtëpi nuk është domosdoshmërisht një opsion i shëndetshëm: është e vërtetë që përbërësit janë të kontrolluar, por edhe nëse do të zgjidhnim fruta ose thjesht qumësht, përsëri do të duhej të shtonim sheqer për të mos pasur një produkt më të hidhur. se fundja ashtu jemi mësuar. Nëse duam ta provojmë, akullorja e thjeshtë me qumësht ose kos (pa përbërës të tjerë) është zgjidhja më e mirë.
Lajmi i mirë
Ajo që u tha sa më sipër nuk synon që të përjashtojë akulloren nga dieta jonë verore, nuk ka ndalime absolute (për ata që janë të shëndetshëm). Kështu që nëse vendosim ta hamë, këshillohet të lexojmë etiketën ushqyese
Lajmi i mirë është se meqenëse nuk mund të zëvendësojmë një vakt, mund ta hamë atë në vend të ëmbëlsirës sepse është gjithnjë një variant fitues nga pikëpamja kalorike dhe ushqyese; për sa kohë që ju kënaqeni me të. Por... jo më shumë se dy herë në javë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.