Të gjithë mezi e kanë pritur, por a bënë Harry dhe Meghan një dokumentar të mirë?
Nëse keni parë trailerin dhe mendoni se dokumentari i Harry dhe Meghan do të jetë mbresëlënës, përgatituni të zhgënjeheni.
3 seritë e para që dolën ditën e enjte në Netflix nuk tregojnë asgjë.
Ndoshta në seritë e ardhshme, për të cilin duhet të presim edhe një javë, do të arrijmë deri te detajet për të cilat flitet në trailer.
Kush foli keq për çiftin? Kush kishte hapur një luftë kundër Meghan dhe kush po luante një lojë të pistë?
Janë të gjitha pyetje që shikuesit prisnin të merrnin përgjigje në dokumentarit e shumë folur por ajo që morën, për pothuajse 3 orë, ishin detaje të reja, private të historisë së tyre të dashurisë.
Janë fotografi, video dhe biseda të çiftit në lidhje me dashurinë e tyre.
Gjithashtu, gjatë episodeve të para diskutohet gjerësisht ngacmimi nga media.
Pra, këto 3 episode ishin të gjera dhe nuk synonin një temë ose një person të veçantë, siç prisnin me padurim shikuesit.
Netflix e ka cilësuar Harry & Meghan si një "serial dokumentar të pashembullt dhe të thelluar".
Por, çuditërisht, programi ishte shumë i njëanshëm dhe selektiv.
Në një moment, Meghan e përshkruan intervistën për median që çifti dha kur u fejuan si një “reality show i orkestruar” ndërkohë që vetë ka vendosur të tregojë jetën e saj në një dokumentar.
Interesante është se çifti filloi të regjistrojë në Mars të 2020, direkt pasi hoqën dorë nga detyrat mbretërore dhe muaj përpara se të shpallej marrëveshja e tyre me Netflix.
Duke parë këtë, ka teori se çifti kanë llogaritur edhe vetë të krijojnë një “reality show” me historinë e tyre të dashurisë dhe gjithë pengesat që kanë hasur.
Familja mbretërore nuk ka bërë akoma një koment për dokumentarin edhe pse kanë marrë një email që pretendohej se u tregonte për seritë e dokumentarit.
Gjithsesi Netflix ka marrë një histori ashtu siç e do.
Janë një çift që janë njohur në rrjetet sociale, ndoshta çifti i parë në familjen mbretërore që e kanë bërë diçka të tillë dhe kjo sigurisht që është një reklamë e mirë për Instagram.
Harry në një moment tregon se Meghan i kujton nënën e tij. Ai thotë se Meghan ka "të njëjtën ndjeshmëri, të njëjtën ngrohtësi" ndërkohë që në dokumentar shfaqen shpesh herë fotografi të Lady Diana ndërsa Harry tregon frikën e tij se historia mund të përsëritet.
A do të zbulojmë më shumë?
Harry flet për mënyrën sesi meshkujt mbretërorë priren të martohen me gra "që përshtaten me to" në vend që të martohen me dashuri. A po flet ai për vëllain e tij dhe a do e marrim këtë përgjigje në episodet e reja?
Diçka është e sigurt, ky dokumentar nuk ishin Harry dhe Meghan që rrëfeheshin tek Oprah.
Ajo ishte hera e fundit që çifti u përpoq të tregonte të vërtetën e tyre.
Në atë intervistë bombë, ata i folën Oprah-s për racizmin që kanë përjetuar nga një anëtar i familjes mbretërore që i ka pyetur se çfarë ngjyre mund të jetë lëkura e djalit të tyre të ardhshëm. Ne nuk dëgjojmë asgjë për këtë gjatë tre episodeve dhe nuk dihet nëse do të dëgjojmë.
Burimi: BBC. Përshtati: Gazeta Si.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.