Analize

A i hodhën në erë protestat në Serbi planet e BE-së për dialogun me Kosovën?

Dy javë më parë, kur presidenti Hashim Thaçi u akuzua nga Prokuroria Speciale për krime lufte, përpara negociatave në Shtëpinë e Bardhë, Serbia ishte e bindur se ishte në pozicionin më të mirë për të biseduar më Kosovën. Presidenti Aleksandër Vuçiç sapo kishte arritur një fitore dërrmuese në zgjedhjet parlamentare të mbajtura pa opozitën.

Por dy javë më vonë, ndërkohë që Kosova dhe Serbia përgatiteshin sërish për nisjen e bisedimeve, kësaj radhe në Bruksel, negociatave do t’u viheshin sërish “shkopinj nën rrota”. Këtë herë trazirat politike shpërthyen në Serbi.

Por Vuçiç po shkon sot drejt Parisit për të biseduar me presidentin Emmanuel Macron për Kosovën, mes protestave më të ashpra që Serbia ka parë pas ardhjes së partisë së tij në pushtet. Pas qëndrimit në Paris, Vuçiç do të bisedojë më Merkel, Macron dhe kryeministrin Avdullah Hoti në një video samit dhe do të takohen më pas në Bruksel për herë të parë më këtë fundit.

Por ndërkohë që presidenti serb përgatitet për nisjen e dialogut me Kosovën pas dy vitesh pauzë, opozita në Serbi ka planifikuar mbajtjen e një sërë protestash masive kundër partisë në pushtet, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë. Partitë e opozitës nuk mbajtën protesta kur Vuçiç organizoi zgjedhjet parlamentare pa to, por kanë paralajmëruar tanimë tubime masive kundër partisë në pushtet.

Vetë Vuçiç dhe kryeministrja Ana Brnabic i kanë cilësuar protestat e ashpra si grusht shteti të organizuara nga shërbimet e huaja sekrete. Ky do të ishte momenti më i keq për presidentin të ulej përballë Kosovës, pasi karrigia e presidencës duket se ndodhet në flakë.

Diplomati serb Zoran Milivojević thotë se është e sigurt që presidenti po shkon në Paris me një ngarkesë të madhe politike për shkak të situatës së brendshme. “Është e sigurt- siç thotë ai- që Presidenti Francez Emmanuel Macron do ta pyesë atë që po ndodh në Beograd.”

"Bisedimet serioze duhet të fillojnë sot për vazhdimin e dialogut në lidhje me zgjidhjen e çështjes së Kosovës, dhe sigurisht Vuçiç po flet sot nga Parisi mes një situate shumë të vështirë për Serbinë. Është e sigurt që pyetja e parë e Macron do të jetë për renë e zëzë që vjen nga Beogradi dhe si do të zgjidhet" tha Milovojevic.

Ai thotë se protestat paraqesin një lloj barrë me të cilën Vuçic do të diskutojë për dialogun me Serbinë, e cili është i një rëndësie të jashtëzakonshme për presidentin. Milivojevic deklaroi se sot në Paris, ata duhet të diskutojnë nëse është e mundur të vazhdohet dialogu dhe në çfarë kushtesh.

Ai thotë se takimi në Paris paraqet fillimin e negociatave midis Beogradit dhe Prishtinës, në përpjekje për të vazhduar atë që u ndërpre dy vjet më parë pas taksës së vendosur kryeministrit të atëhershëm Ramush Haradinaj.

"Macron dëshiron të dëgjojë pozicionin e të dy palëve. Dy ditë më parë, ai u takua me Hotin, sot me Vuçicin, në mënyrë që të shohë se në çfarë baze mund të vazhdojë dialogu," tha Milivojevic. “Pyetja kryesore është nëse dialogu do të jetë në gjendje të fillojë në kushtet e protestave. Kjo do të jetë tema kryesore në bisedimet midis Vuçic dhe Macron" thotë diplomati.

https://twitter.com/_Tijanizza_/status/1280960261281722369?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1280960261281722369%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Feuropeanwesternbalkans.com%2F2020%2F07%2F09%2Fprotests-in-serbia-escalate-opposition-accuses-regime-backed-groups-of-provoking-violence%2F

Sipas tij, problemi është se BE po përpiqet të përshpejtojë nisjen e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbi për shkak të interesave të saj në mënyrë që të rrisë besueshmërinë e saj dhe të përpiqet të kthehet në skenën politike si një lojtar me rëndësi globale, duke anashklaluar SHBA-në.

Mbrëmjen e së mërkurës, ndërkohë që Vuçiç bënte gati valixhen për në Paris, rrugët e Brogradit u mbushën sërish me mijëra protestues të udhëhequr nga opozita, duke kërkuar rrëzimin e presidentit. Videot e dhunimit të protestuesve nga policia pushtuan rrjetet sociale, ndërkohë që pjesa dërrmuese e mediave serbe nuk raportuan protestën, edhe pse Beogradi u “mbyt” nga gazi lotsjellës. Por sipas opozitës, Vuçiç ka përgatitur tanimë një skenar për të dalë para Brukselit.

Pavle Grbović, një nga udhëheqësit e opozitës deklaroi se Vuçic kishte dërguar huliganë për të depërtuar në protesta me qëllim që t’i komprometojë ato dhe ta paraqesë veten si opsionin e vetëm për BE-në, në kuadër të nisjes së dialogut.

“Vuçic do të shkojë në Bruksel brenda dy ditësh. Populli është i zemëruar në mënyrë të arsyeshme. Pastaj shfaqen disa dhjetëra huliganë, duke i dhënë protestave një ton të dhunshëm, në dëm të 99,5% të njerëzve. Në dy ditë kohë, Vuçic do të ankohet para Europës dhe do t'i pyesë ata ‘a doni që këta njerëz të vijnë në pushtet në vendin tim ?", deklaroi ai

Kryeministrja Brnabić deklaroi pas protestave se nuk do të ketë "përmbysje të dhunshme" të qeverisë, ndërsa Ministri i Mbrojtjes Aleksandër Vulin i përshkroi protestat si një përpjekje për grusht shteti.

Më herët të mërkurën, Presidenti Vuçic mbajti një konferencë për shtyp në protestën e ditës së kaluar, duke ngritur shqetësimin për "dhunën politike brutale. Pa zbuluar ndonjë provë, Vuçic deklaroi se "shërbimet sekrete të huaja" kishin një rol në organizimin e protestës.

Çfarë ndodhi në protestat e së mërkurës?

Protesta të dhunshme u zhvilluan në qytetet më të mëdha në Serbi të mërkurën. Grumbullimet e mëdha të njerëzve filluan fillimisht në mënyrë paqësore, por qytetarët u përleshën ashpër me policinë pas provokimeve të anëtarëve të opozitës, të cilët mohojnë se kishin organizuar manifestimim. Disa politikanë të opozitës akuzuan partinë në pushtet se po ushtronte dhunë ndaj protestuesve.

Pas mbledhjes spontane të së martës në Beograd, partitë opozitare në koalicionin Aleanca për Serbinë paraqitën disa kërkesa për presidentin e Aleksandër Vuçiç, përfshirë zgjedhjen e Shtabit të ri të Krizave për luftën kundër Covid-19, dhe i çuan mbështetësit e tyre për një protestë drejt Asamblesë Kombëtare të Serbisë. Mijëra qytetarë u bashkuan me atë që fillimisht ishte një tubim paqësor që synon të demonstrojë pakënaqësinë e qytetarëve për mënyrën se si qeveria po administron pandeminë, por protestat morën tone të dhunshme.

Në orën 20:15, sipas televizionit N1, disa protestues hodhën kokteje molotov drejt policisë së mbledhur para Asamblesë Kombëtare, duke shkaktuar një seri të re përleshjesh mes qytetarëve dhe policisë. Përleshjet së shpejti u përhapën në qendër të qytetit dhe u përkeqësuan nga përdorimi i gazit lotësjellës dhe disa shembuj të rinj të përdorimit jo-proporcional të forcës.

https://youtu.be/bOdT3WF7lus

Ljuban Paniqit, sekretari i Aleancës për Serbinë dhe anëtar i kryesisë së Partisë Liri dhe Drejtësi (SSP) të udhëhequr nga ish kryetari i Beogradit Dragan Đilas tha se opozita nuk kishte lidhje me njerëzit që po sulmoin oficerët e policisë.

Nga ana tjetër, udhëheqësi i Partisë Popullore Vuk Jeremić shkroi në Twitter se njerëzit që rritin tensionet janë huliganë të dërguar nga partia në pushtet. "Ai (Presidenti Aleksandër Vuçic) ka dërguar huliganë për të krijuar kaos dhe për të shkaktuar përleshje midis njerëzve. Ai dëshiron që ne ta urrejmë njëri-tjetrin… Le të ruajmë paqen dhe dinjitetin, ai nuk ka zgjidhje për këtë ”, ka shkruar Teremi.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Ministrja e Brendshme serbe Nebojça Stefanović dënoi sulmet ndaj anëtarëve të policisë nga protestuesit, duke lënë mënjanë shembujt e përdorimit jo proporcional të forcës policore, e cila u shfaq përsëri në mediat sociale.

Një video u shfaq në Twitter duke treguar një numër të madh policësh që rrahin një burrë të shtrirë në tokë dhe duke mos treguar rezistencë. Videoja është ndarë gjerësisht në rrjetet sociale.

Policia sulmoi edhe gazetarët e portalit “Nova.rs”, edhe pse ata treguan dokumentet që tregonin se ishin pjesë e shtypit. Shumë njerëz gjithashtu raportuan se policia po hidhe bomba me gaz lotsjellës nëpër Beograd, edhe pse nuk ka pasur trazira në pjesët e tyre të qytetit.

Copyright © Gazeta “Si”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë