Lexo me "Si"

A i duhet shpëtimi Ofelisë? Kënga e re e Taylor Swift nxit debat

Albumi i 12-të i Taylor Swift, “The Life of a Showgirl”, që doli më 3 tetor na rikthen në kujtesë një nga personazhet më të famshme të Uilliam Shekspir, Ofelia, me këngën “The Fate of Ophelia” (fati i Ofelisë).

Në këngë, Swift këndon se si partneri i saj, futbollisti Travis Kelce, e shpëtoi nga fati i Ofelisë, që tregohet në veprën e Hamletit. Ofelia, mbytet pasi refuzohet nga Hamleti dhe vrasja e babait.

Edhe kopertina e albumit të këngëtares i referohet pjesës kur Ofelia çmendet dhe bie në një burim uji ku mbytet pasi merr vesh se Hamleti i vrau të atin.

Refreni thotë: “Gjithë këtë kohë / Unë qëndrova e vetme në kullën time / Ti thjesht po mposhtje fuqitë e tua / Tani unë mund t’i shoh të gjitha. / Një natë vonë / Më nxore nga varri dhe / ma shpëtove zemrën nga fati i Ofelisë.”

Swift s’është e vetmja që është inspiruar nga Hamleti. Ofelia ka qenë prej shekujsh objekt i frymëzimit dhe është heroina më shumë e pikturuar nga krijimet e Shekspirit. Edhe pse në vepër ajo është personazh minoritar, shfaqet vetëm në 5 nga 20 skena, por ka një energji të papërshkrueshme dhe për shkak të ambiguitetit të vdekjes së saj; ra apo u hodh?.

Kopertina e albumit, referencë për vdekjen e Ofelisë

Disa lexues e shohin Ofelinë thjesht si një viktimë të nënshtruar. Por të tjerët, duke përfshirë disa feministe, janë përpjekur ta rijetësojnë atë si një figurë dinake rebele, duke e interpretuar çmendurinë e saj si një refuzim të logjikës patriarkale. Natalie Merchant mori këtë rrugë në albumin e saj të vitit 1998, “Ophelia”, titulli i të cilit riimagjinon Ophelia-n si një lloj gruaje të zakonshme që udhëton në kohë, duke luftuar në shekuj me manifestime të ndryshme të shtypjes femërore. “Ophelia ishte vajza rebele, një protestuese me çorape blu”, këndon ajo, “e cila kërkonte te përmirësonte shoqërinë në shoqërinë e cigareve të saj.”

Kënga është një festim i dashurisë – me sa duket një fund më i mirë se sa ai që Hamleti i ndyrë mundi t’i jepte Ofelisë. Por ka gjithashtu diçka dëshpëruese në lidhje me Swift që kthen një nga heroinat më tërheqëse të letërsisë në një princeshë tjetër që pret Princin e saj Simpatik.

Shndërrimi i Ofelisë në një vajzë me histori të zakonshme që mund ta shpëtojë vetëm një burrë e bëjnë historinë e saj më pak tërheqëse, atë që i ka mbajt njerëzit prej vitesh të intriguar.

Marrë nga New York Times dhe The Times


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë