Analize

A është kthyer Italia në strehën “sekrete” të xhihadistëve?

Javën e kaluar, një azilkërkues nga Gambia u arrestua në Napoli pasi policia italiane u njoftua për një video që qarkullonte në internet, në të cilën i riu zotohej për besnikëri ndaj Shtetit Islamik dhe kërcënonte se do të kryente sulme terroriste në tokën italiane.

Kjo ishte prova e fundit se Italia po kthehet në strehen kryesore të xhihadistëve. Por ajo që mbetet mister për shumë analistë të sigurisë është sesi ia ka bërë Italia që të mos bjerë pre e ndonjë sulmi terrorist, ndryshe nga shumica e Evropës Perëndimore, duke përfshirë Francën, Gjermaninë, Spanjën dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Shumë italianë sugjerojnë se qeveria e tyre është më e aftë në luftën kundër terrorizmit sesa homologët e tyre në Evropën Perëndimore. Por përgjigja e vërtetë është shumë më e ndërlikuar. Forcat italiane të sigurisë arrijnë të identifikojnë shumë xhihadistë përpara se ata të sulmojnë. Në dy muajt e parë të vitit 2018, të paktën 27 banorë u dëbuan nga Italia për aktivitete terroriste, sipas shifrave të siguruara nga Instituti Italian për Studime Ndërkombëtare Politike (ISPI). Mes fundit të marsit dhe fillim të prillit, “Digos”, divizioni anti-terrorist i policisë italiane, kreu një vale arrestimesh. Policia bastisi gjithashtu edhe një "fabrikë dokumentesh të rreme" në Napoli, të cilat ju ofroheshin anëtarëve të Shtetit Islamik në të gjithë Evropën.

Disa analistë sugjerojnë se arrestimet e suksesshme të Italisë, janë një produkt i përvojave dhjetëvjeçarëve që kanë të bëjnë me krimin e organizuar dhe grupet terroriste homologe, veçanërisht Brigadat e Kuqe Komuniste.  Analistët theskojnë edhe "efektin mafioz", kur një valë e dhune goditi vendin mes viteve 1960 dhe fillim të viteve 1980, agjencitë e policisë dhe agjencive të inteligjencës italiane zotëronin aftësitë për mbikëqyrjen e kriminelëve të organizuar dhe organizatat terroriste.

“Institucionet ligjore të Italisë e kanë relativisht të lehtë të godasin terroristët- thotë Arturo Varvelli, një bashkëpunëtor i lartë në ISPI-  Italia ka ligje të gjera përgjimi, duke bërë që policia ta ketë më të lehtë të monitorojë të dyshuarit.”

Italia gjithashtu mund të deportojë mes xhihadistëve më lehtë se Franca, Belgjika apo Britania, sepse ndryshe nga vendet e tjera në Bashkimin Evropian, ajo ka filluar të përjetojë emigracion nga vendet myslimane vetëm kohët e fundit. Sipas një vlerësimi të fundit nga Fondacioni ISMU, vetëm 40 për qind e 2.5 milionë myslimanëve rezidentë, janë pajisur me nënshtetësi italiane.  

Vitet e fundit, Italia ka gjetur si zgjidhje kryesore deportimin- thotë Francesco Strazzari, ekspert i sigurisë dhe i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin të Pizës- Deportimi është shumë më i lehtë se burgosja e një qytetari.”

Por ka një problem në qasjen e ashpër ndaj terrorizmit të Italisë për sigurinë relative të vendit: Shumë xhihadistë me bazë në Itali kanë planifikuar me sukses sulme terroriste në vende të tjera në Evropë.

Një nga tre terroristët që kryen sulmin e Londrës në vitin 2017, për shembull, ishte italian. Youssef Zaghba, i lindur në Marok, kishte jetuar në Bolonjë me familjen e tij, deri në vitin 2016 dhe autoritetet italiane ishin të vetëdijshme për prirjet e tij radikale. Në fillim të vitit 2016 policia e kishte ndaluar të hipte në një avion në Turqi, duke pasur frikë se kishte planifikuar të bashkohej me shtetin islamik në Siri, por nuk kishte prova të mjaftueshme për ta burgosur dhe duke qenë se ishte qytetar Italian, nuk mund ta dëbonte atë.

Terroristi i sulmit në Berlin gjatë vitit 2016, gjithashtu erdhi nga Italia: Anis Amri, një shtetas tunizian, arriti në Itali me anije kur ishte adoleshent në vitin 2011. Ai kishte kaluar katër vite në një burg italian për krime si vjedhje dhe kanosje. Autoritetet italiane besojnë se Amri u radikalizua kur ishte në burg. Amri u transferua në Berlin (në mënyrë të paligjshme, pasi kishte urdhër dëbimi) në vitin 2015 dhe u qëllua nga policia lokale në Sesto San Giovanni, një qytet pranë Milanos. Ahmed Hannachi, terroristi që sulmoi dy vajza të reja në Marsejë, në vitin 2017 ishte gjithashtu një tunizian dhe kishte jetuar në Itali.

Në të tjera raste, terroristët që sulmuan vendet e tjera evropiane morën mbështetje nga xhihadistët që jetonin Itali. Një nga organizatorët e sulmeve të Parisit në vitin 2013, Salah Abdeslam, kishte marrë dokumente të rreme nga një falsifikues në Napoli. Mohamed Lahouaiej-Bouhlel, shoferi i kamionit që vrau dhjetëra persona Ditën e Bastijës në Nisë, në vitin 2016, kishte vizituar shpesh Italinë dhe kishte lidhje me ekstremistët italianë. Dhe pas bastisjes së fundit në Napoli, autoritetet italiane besojnë se disa nga terroristët e përfshirë në sulmet e Brukselit kishin marrë gjithashtu dokumente të rreme në Itali.

Pra, pse xhihadistët e Italisë ngurojnë të godasin vendin e tyre, por sulmojnë gjithnjë vende të tjera europiane?

Një shpjegim i mundshëm është se ata shkojnë jashtë vendit pikërisht për të shmangur monitorimin e brendshëm të Italisë, ndërkohë që përgatiten për sulmin. Qeveria italiane ka treguar pak aftësi në koordinimin e një përgjigjeje ndërkombëtare, kur një person i radikalizuar largohet nga Italia dhe shkon në një vend tjetër evropian

Nga ana tjetër është e mundur që xhihadistët mos ta shohin Italinë si një objektiv intresant, sepse Rama nuk ka një strategji të fuqishme të politikës së Jashtme. Kur Shteti Islamik i referohet "Romës" si objektiv sulmesh, i referohet më shumë  si qëndra e krishterizmit sesa si në qytet europian.

Ekziston gjithashtu një çështje logjistike. Për shkak të pozicionit gjeografik, Italia ka qenë prej kohësh një pikë tranziti nga vendet arabe në Evropën Perëndimore dhe për shkak të krimit të organizuar, është gjithashtu një nga epicentrat e botës për dokumentet e falsifikuara. Historikisht, terroristët ndërkombëtarë prireshin ta shihnin Italinë më shumë si pikën e ankorimit, një bazë logjistike nga e cila po lëvizniin për të sulmuar diku tjetër. Kjo ishte e vërtetë për grupet palestineze në vitet 1970 dhe ka të ngjarë të vërtetë për qelizat islamike sot./Foreing Policy/

How to Buy Prescription Medications


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë