Futboll

A është Kosova suksesi më i madh i Uefa Nations League?

Liga e Kombeve ka sjellë ndryshime në futbollin europian që në herën e saj të parë. Për skuadrat e mëdha, ky kompeticion ka ofruar lehtësim nga lodhja e zakonshme e ndeshjeve miqësore dhe të panevojshme që kishin sjellë shumë shqetësime për mungesën e tifozëve dhe konsideroheshin si një zbavitje e lodhshme dhe një barrë e panevojshme për futbollin vendas. Për disa nga ekipet e mesme të futbollit evropian, Uefa Nations League është një mundësi për të luajtur ndeshje të rëndësishme dhe për të siguruar në vend të mundshëm në Kampionatin Evropian në 2020. Por kjo mundësi e hapur është edhe për ekipet e vogla që mund të shkruajnë kapituj të rëndësishëm në historinë e tyre të futbollit.

Ndeshja e parë zyrtare në nivel ndërkombëtar për ekipin përfaqësues të Kosovës daton në korrikun e vitit 2016-të dhe që nga kjo kohë deri në fitoren 4-0 me Azerbajxhanin para tre ditëve, ka një ndryshim shumë të madh. Që pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, përpos të gjitha fushave të tjera, Kosova filloi që të krijonte identitetin e saj edhe në sport dhe më veçanërisht në futboll. Një lobim i fuqishëm disa vjeçar për t’u anëtarësuar në Uefa dhe Fifa i dha rezultatet në vitin 2016 dhe Kosova u bë anëtare me të drejta të plota në këto dy organizata.

https://youtu.be/bua-ung9C64

Për shkak të renditjes së ulët, Kosova u vendos në grupin e tretë të Ligës D në Uefa Nations League, e cila ka katër liga të ndara në katër grupe. Të gjithë fituesit e grupeve kanë të garantuara të paktën një vend për në raundin final dhe që do të thotë se edhe nga vendet e grupeve të ulta mund ta kenë shansin për të shkuar në kampionatin europian. Pas fitores në grupin e tyre, Kosova do i bashkohet Bjellorusisë, Maqedonisë dhe Gjeorgjisë në një luftë për vendin e artë që të garanton pjesëmarrjen në Europian.

Sistemi mund të jetë pak i ndërlikuar, por të gjithë në Prishtinë e dinë se sa i komplikuar dhe e vështirë do të ishte. Duke e ditur rëndësinë që kishte ndeshja me Azerbajxhanin, stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë ishte i tejmbushur dhe shumë i zhurmshëm. Arbër Loxha, kryeredaktor i “Kujtesa Sport”, emisioni më i madh sportiv në Kosovë, për Forbes, foli për emocionet që po përjetojnë kosovarët në këtë periudhë dhe shanset që kanë për të shkuar që në debutim në europian. "Përmes Uefa Nations League, Kosova ka një shans për të avancuar shumë, pasi niveli i konkurrencës në Ligën tonë duket më i favorshëm. UEFA po e zbaton këtë sistem të konkurrencës si një shans për vendet më të vogla për të përparuar në finalet e Kampionatit Europian."- tha ai.

https://www.youtube.com/watch?v=-eErU8DKdmQ

Pasoja e parë e këtij ekipi të suksesshëm të Kosovës, përveç përfitimeve të dukshme sportive, është se një ekip i mirë i hap rrugën që edhe në të ardhmen të tjerë futbollistë kosovarë mund të zgjedhin këtë skuadër në nivel ndërkombëtar. Ky në fakt ka qenë një nga problemet e mëdha të Kosovës, për të bindur lojtarët më të mirë me origjinë kosovare që në këto vite kanë luajtur me përfaqësuese të tjera.

Në të vërtetë, në ndeshjen në Euro 2016 midis Zvicrës dhe Shqipërisë, gjysma e atyre që luajtën, ishin me origjinë ose të lindur në Kosovë. Yjet e kalibrit botëror, si Xherdan Shaqiri i Liverpulit, Granit Xhaka i Arsenalit apo edhe ish-ylli i Mançester Juajtid, Adnan Januzaj, mund të kishin veshur fanellën e këtij ekipi, nëse Kosova do të kishte pasur përfaqësuesen e saj. Këta talente të futbollit janë fëmijët e atyre njerëzve që u larguan nga Kosova gjatë viteve 80-të, 90-të dhe mund të rikthehen për të bërë krenar prindërit e tyre.
"Kur ka rezultate të mira, shanset që shqiptarët të bëjnë mirë në klubet evropiane për të pranuar ftesën e Kosovën janë më të larta. Shpresoj që lojtarët e rinj, si, Toni Domgjoni në FC Zyrih, për shembull, do të vendosin të vijnë e të luajnë për Kosovën."- tha Loxha. Ekziston një brez i fëmijëve të lindur në vitin 1998, kur filloi lufta e Kosovë të cilët janë formuar ose vijnë të formohen në akademitë më të mirë të futbollit në Europë. Nëse Shaqiri dhe Xhaka nuk kanë mundësi të luajnë për Kosovën, grupi i të rinjve që janë ende në akademitë e skuadrave mund të zgjedhin që të luajnë për këtë përfaqësuese.

Xherdan Shaqiri, sulmuesi kryesor i Zvicrës gjatë ndeshjeve zyrtare dhe stërvitjeve në këpucët e tij ka flamurin kosovar dhe atë zviceran. Të njëjtat këpucë me këto simbole, Shaqiri i ka mbajtur edhe në prag të ndeshjes së grupit E midis Zvicrës dhe Serbisë në Kupën e Botës 2018 në stadiumin Kaliningrad në Rusi.

Nga ata që luajtën me Kosovën në sfidën përballë Azerbajxhanit, shumica janë lindur dhe rritur jashtë vendit, duke përfshirë dy yjet më të mëdhenj, Arbër Zeneli i Herenven dhe Milot Rashica, gjigandëve të Bundesligës, Verder Bremen. "Kosova tani ka një grup shumë të mirë të lojtarëve dhe kushdo që futet është duke bërë mirë. Jam shumë i lumtur që Arber Zeneli dhe Milot Rashica vendosën të luajnë për Kosovën kur ishin shumë të rinj. Të dy ishin në fazën e zhvillimit të karrierës së tyre dhe luajtën për Suedinë ose Shqipërinë, por zgjedhja e Kosovës ka rezultuar më produktive për ta. Pavarësisht kësaj, disa lojtarë si Rashica dhe Zeneli kapën një shans për të demonstruar diçka që është përtej lojës së futbollit. Shpresoj se Milot Rashica dhe Arbër Zeneli do të shërbejnë si një shembull për të tjerët që të vijnë dhe luajnë për Kosovën. Ajo që më pëlqen më shumë pas këtyre rezultateve të shkëlqyera, mendoj se të gjithë në Kosovë edhe lojtarët e ligës vendase do të kërkojnë të përmirësohen edhe më shumë dhe të kenë një shans për të qenë pjesë e këtij grupi të suksesshëm dhe me pritshmëri të mëdha.”- tha Arbër Loxha.

Perspektiva e kualifikimit është gjëja më e madhe e mundshme për një vend që sapo është anëtarësuar në Uefa dhe Fifa. Në ndeshjen e tyre të parë, në Finlandë në shtatorin e vitit 2016, ata kishin vetëm 12 lojtarë të gatshëm për të zbritur në fushë përveç portierëve. Për ndeshjen e tyre të dytë, ata u detyruan të luajnë në Shqipëri, pasi asnjë stadium në Kosovë nuk ishte i përshtatshëm për të pritur një sfidë të nivelit ndërkombëtar. Për sfidën e tyre të tretë, ekipit iu mohua hyrja në Ukrainë, pasi ky vend nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe ndeshja e tyre duhej të luhej në Poloni. Të kesh ardhur nga kjo gjendje deri në vendin e parë në grupin e Ligës së Kombeve, sigurisht që është një arritje mahnitëse. Edhe në fillim të Ligës së Kombeve, ata ishin ekipi i katërt në një grup e Ligës D. Ata mbyllën si të pamposhtur grupin dhe nga 18 pikë të mundshme humbën vetëm 4, falë dy barazimeve në Azerbajxhan dhe në Ishujt Faroe.

"Kualifikimi për në finalet e Euro 2020 do të ishte një ëndërr e bërë realitet. Gjithkush në Kosovë ka vuajtur shumë gjatë këtyre dekadave të fundit, veçanërisht sportistët. Shumica e organizatave ndërkombëtare sportive mbajnë dyert e tyre të mbyllura për shqiptarët në Kosovë dhe asnjëherë nuk u është dhënë mundësia të provojnë se ne mund të luajmë, luftojmë dhe konkurrojmë pothuajse në çdo sport. Kualifikimi do i bënte krenarë që të gjithë në Kosovë dhe do të ishte një shans më shumë për fëmijët e këtij vendi që të punojnë fort për ëndrrat e tyre." përfundoi Arbër Loxha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë