Politike

A është Fleckenstein negociator për konfliktin Rama-Meta?

“Nuk do të guxoja të mbaja anë këtu, por kemi një interes të përbashkët. Shqipëria dhe BE kërkon që të kemi një Ministri të Brendshme që të jetë funksionale. Dhe kur themi funksionale, them ministër. Presidenti nuk ishte i bindur plotësisht dhe sot dëgjova se qeveria do t’ia japë të njëjtin propozim sërish. Se di çfarë arsyesh ka Presidenti. Nuk e di se cila është gjëja e mirë apo jo. I njoh këtë politikanë dhe shpresoj se do të ketë një zgjidhje për këtë çështje”.

Këto do të ishin komentet europarlamentarit Knut Fleckenstein në lidhje me krizën institucionale mes Kryeministrit dhe Presidentit, përpara se ai të trokiste në dyert e Presidencës, për t’u takuar kreun e shtetit, Ilir Meta.

Fleckenstein është raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian. Ai ndodhej në Tiranë për të marrë pjesë në Forumin e katërt Tirana Connectity, e organizuar nga fondacioni gjerman Konrad Adenauer, takimi i “Serisë së procesit të Berlinit” për anëtarësimin e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Në qëndrimin e tij dy ditor, deputeti socialdemokrat Fleckenstein u shpreh se ka takuar kryeministrin Edi Rama në ditën e parë, ndërsa të nesërmen (sot) do të takohej me presidentin Ilir Meta.

Kryemadhi gjatë takimit meeuroparlamentarin Knut Fleckenstein

Europarlamentari dje u takua në zyrat e Kuvendit të Shqipërisë me kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Përpara takimit me presidentin Meta, i cili më parë ka qenë kryetar i LSI-së,  Fleckenstein që ka marrëdhënie të mira me të, u shpreh se qëndrimi i BE-së është duhet të ketë një ministri funksionale të Brendshme.

Të gjitha këto takime të fokusuara vetëm brenda kampit të majtë politik duket se kanë një qëllim, ato kanë qenë siç duket të paparashikuara. Por a është europarlamentari një negociator i orëve të fundit për të zgjidhur konfliktin mes Ramës dhe Metës, dy ish-aleatëve qeverisës?

Burime pranë PS-së e kanë mohuar një gjë të tillë, e se këto takime nuk lidhen me çështjen e kësaj përplasje të re politike.

 Fleckenstein njihet si një eurodeputetët që ka ndërmjetësuar disa herë me partitë politike shqiptare. Negociatat efundit ishin në prill të vitit të kaluar, ku së bashke me homologun David McCallister ndërmorën misionin për të bindur opozitën për të hyrë në zgjedhjet parlamentaredhe për t’i dhënë fund krizës politike. Pavarësisht se ata paraqitën njëplatformë, akt-marrëveshje për ta firmosur mes PS-së dhe PD-së, kryedemokratiLulzim Basha u tërhoq nga kjo nënshkrimi, pasi kërkonte qeveri teknike. Më pasdy liderët politik, Rama dhe Basha arritën marrëveshjen e 17 majit, që mundësoidhënien fund të krizës politike dhe futjen e PD-së në zgjedhje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë