I dorëhequr nga drejtimi i partisë, Enkelejd Alibeaj, u shfaq të mërkurën në mesditë në mbledhjen e thirrur nga Gazment Bardhi tashmë kryetar i grupit parlamentar.
Ndryshe nga mbledhja e zhvilluar disa ditë më parë kur ai mungoi, Alibeaj është parë i qetë mesditën e sotme pak para fillimit të mbledhjes ku do të caktoheshin objektivat e PD-së gjatë sesionit parlamentar.
Ai është pyetur shkurt edhe mbi rikthimin e Lulzim Bashës, ku në përgjigjen e tij, ai la të kuptohet shumëçka.
“Kjo parti nuk duhet të jetë në varësi të emrave individuale. Kjo është ajo që kërkohet sot! Çdokush ka të drejtë të rikandidojë. Këtë e vlerëson anëtarësia”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



