Mjedis

A duhet të ndalojmë konsumimin e mishit?

Nga Tony Lovell – Në vend që të kërkojmë që njerëzit të ndalojnë konsumimin e mishit, ne duhet të përqendrohemi në atë që kanë bërë njerëzit për të balancuar ciklin e metanit, i cili ndodhet në trupin e kafshëve. Ndërsa po fillojmë të shohim efektet e ndryshimeve klimaterike të materializohen para syve tanë, njerëzit po kërkojnë zgjidhjen për të shpëtuar planetin nga sëmundje të ndryshme. Një temë tepër e lakuar kohët e fundit  ka qenë një thirrje për të ndaluar konsumimin e mishit, kryesisht për shkak të emetimit të metanit nga kafshët, kryesisht lopët.

Lopët janë kafshë që ripërtypin ushqimin. Kjo do të thotë se ato kanë një stomak me shumë dhoma, një pjesë e së cilës quhet “stomaku i parë” i kafshëve që e ripërtypin ushqimin. Në mjedis kjo përkthehet në një “vaskë” që përmban miliarda mikrobe, që vijnë nga të gjitha bimët që kafshët konsumojnë. Si pjesë e këtij procesi, disa prej këtyre mikrobeve prodhojnë metan. 

Formula kimike e metanit

Kështu që rrjedhimisht, shumë kafshë përmbajnë metan. Ashtu si shumë gjëra të tjera në botë, edhe kafshët që ripërtypin ushqimet e tyre kanë evoluar dhe kanë një diversitet të pasur ekologjik, por nëse natyra do të kishte gabuar në evoluimin e tyre, atëherë njerëzit bëjnë gabim që konsumojnë mish.

Por në vend që të pyesim, nëse duhet të konsumojmë apo jo mish, më mirë të pyesim se çfarë duhet të bëjnë njerëzit për të ekuilibruar ciklin ushqimor?

Unë besoj se ka një ndryshim masiv midis “bagëtisë” dhe “bagëtisë  e cila ushqehet mirë”.

Në moment që i mbyllim kafshët në ferma të mëdha dhe i japim bar ose produkte të tjera duke i lënë të mbyllur në kafaz, ne kemi prerë lidhjen e tyre me natyrën. Kjo do të thotë që ne tani e kemi ndaluar natyrën të bëjë atë që bën më mirë, ripërdorimi e lëndëve ushqyese natyrore dhe balancimi i ushqimit.

Kur kafshët janë  të mirë ushqyera, atëherë edhe njerëzit do të kenë një cikël ushqimor të mirë dhe më pak të rrezikshëm për sa i përket sëmundjeve. Bota mund të ketë ekosisteme të shëndetshme, kafshë të shëndetshme, njerëz të shëndetshëm. Përgjigja për të zvogëluar ndikimin tonë në klimë nuk është që të mos hahet mishi, është që të menaxhojmë siç duhet tokën dhe bagëtinë.

*Tony Lovell menaxhon në mënyrë aktive tokën dhe bagëtinë për rigjenerimin e ekosistemeve dhe për të prodhuar rezultate pozitive financiare, sociale dhe mjedisore. Qëllimi i tij është të marrë fitim nga tokat që  zotëron. Gjithashtu, një ndër synimet e tij është ti mësoj njerëzve që të mos prishin ciklin e tyre ushqimor. /The Guardian/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë