Shkencë

A duhet të kenë robotët të njëjtat të drejta si njerëzit?

Askush nuk e mendon se mund të vijë një ditë ku njerëzit do të bashkëjetojnë me një qenie të re që do të jetë si ne, do të mendojë dhe do të ndjejë njësoj si ne, por këto veti do të jenë në trupa artificiale dhe mekanikë që funksionojnë me anë të një butoni. Bota e teknologjisë ka nxitur diskutime të ndryshme për sa i përket faktit se si, duhet të sillemi me robotët. Cila është detyra morale që kemi për ta? A kanë ata të drejtat morale njëjtë si njerëzit?
Pyetje të tilla etike, janë spikatur në romanin e fundit të Ian McEwan, të titulluar “Robotët si unë”, ku tregohet se zhvillimet teknologjike do të nxisin gjithashtu edhe zhvillimin e inteligjencës artificiale(AI).

Alan Turing, një matematikan anglez, i cili në kohën e tij njihej si 'babai' i shkencave teorike kompjuterike dhe inteligjencës artificiale, fillimisht për të vërtetuar marrëdhëniet që do të kishte njeriu me kompjuterin, krijoi një test, për të parë se sa vëmendje mund t’i kushtonte njeriu inteligjencës artificiale. Asokohe rezultoi se njerëzit janë të varur nga kurioziteti për të mësuar më shumë, kështu që edhe sot inteligjenca artificiale e cila është gjithnjë në zhvillim, është e lidhur ngushtë me njeriun. Në spekulimet e intelektualëve të ndryshëm, flitet edhe për etikën me të cilën duhet të trajtohen robotët. Është diçka interesante, por ka dy argumente mes atyre që tregojnë se pyetjet mbi etikën nuk duhet të merren seriozisht.

Alan Turing

E para është se robotët artificialë nuk do të jenë kurrë si njerëzit dhe e dyta, shpesh e diskutuar edhe në debatin për abortin, është që vetëm ata që kanë organe njerëzore, duket të respektohen dhe të meritojnë konsideratë morale. Por, siç duket këto argumente mbeten gjithnjë të diskutueshme. Ekspertët e teknologjisë gjithnjë janë shprehur, se ndërgjegjja, mendimet dhe ndjenjat janë disi të ndryshme në një robot të prodhuar nga njerëzit, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet t’i trajtojmë njëjtë si ata. Nga ana tjetër sociologu francez Emile Durkheim, argumenton se duhet të jemi të vetëdijshëm për argumentet e thjeshta në shkencat shoqërore. Sipas tij fenomene të ndryshme sociale, nuk mund të ekzistojnë pa ndërveprimin e qenieve njerëzore me karakteristikat e tyre të veçanta psikologjike dhe biologjike. Ai shprehet se fenomenet shoqërore, duhet të studiohen vetëm në bazë të karakteristikave njerëzore.
Por Hugh McLachlan profesor filozofie në Universitetin Caledonian në Britaninë e Madhe, shpjegon se studimet shoqërore zbatohen në të gjitha shkencat dhe jo vetëm për inteligjencën artificiale. Sipas tij, ashtu si funksionojnë njerëzit nëpërmjet organeve, edhe robotët funksionojnë nëpërmjet pajisjeve elektrike dhe internetit.

Hugh McLachlan

Ai shprehet se duke parë që teknologjia është gjithnjë duke avancuar, nuk do të jetë habi se vetëdija e qenieve njerëzore që kanë aftësinë për të menduar dhe për të marrë vendime, t’i shohim tek një robot një ditë. Nëse kjo gjë mund të ndodhë atëherë kjo çështje do të vazhdojë të diskutohet më shumë. “Përgjithësisht në shoqëri ekzistojnë polemika të ndryshme, se shpirti i një njeriu që ka vdekur ekziston ende. Kjo duket filozofike, por përderisa ekzistojnë mendime të tilla hipotetike, atëherë duhet nuk është e habi që teknologjia mund të avancojë aq shumë sa të krijoje një seri robotësh identik si njerëzit. Ka shumë gjasa që kjo gjë të ndodhë, kështu ashtu si “shprehemi se jemi të detyruar të respektojnë njerëzit që kanë vdekur”, duhet të marrim në konsideratë që robotët një ditë duhet të trajtohen njëjtë si ne,” shtoi ai.
Sipas McLachlan, një ditë, ndoshta më shpejt sesa mendojmë, një shqyrtim i etikës së trajtimit të robotëve që janë të ndjeshëm mund të rezultojë të jetë më shumë, se sa thjesht një ushtrim abstrakt në akademinë e shkencave sociale. /The Independent/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë