Analize

A duhet të hiqet taksa ndaj Serbisë?

Në tetor të 2018-s, Kosova do t’i tregonte si rrallë ndonjëherë pas shpalljes së Pavarësisë dhëmbët Serbisë. Vendimi i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj për të aplikimin e taksës 100 për qind për importet serbe, i shkaktoi Beogradit humbje të jashtëzakonshme financiare.

Por ashtu siç e ka bërë të qartë edhe presidenti amerikan Donald Trump, ekonomia është shpesh “dora” që lëviz gurët e politikës së jashtme. Dhe për disa muaj pas vendosjes së taksës ndërkohë që Serbia përballej me sanksionet ekonomike, këto gurë duket se po lëvizeshin nga Kosova.  Që nga vendosja e taksës 100 për qind, importi nga Serbia dhe Bosnjë Hercegovinaka rënë për 99 për qind, dukë shënuar kështu një disfatë të madhe ekonomike për Beogradin. Serbia ka pësuar deri më sot 100 milionë euro dëme.

Prishtina e bëri të qartë së taksa do të vazhdonte të aplikohej për aq kohë sa Serbia do të vazhdonte fushatën e saj diplomatike kundër pavarësisë së Kosovës. Por, asnjë nga  komuniteti ndërkombëtar nuk i dolën në krah Kosovës, duke e lejuar Serbinë të vazhdonte politikën agresive ndaj Kosovës. Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europa i bënin presion Haradinajt pothuajse çdo javë  që të tërhiqej nga ky vendim, Serbia nuk la shtet afrikan pa lobuar për të tërhequr pavarësinë e Kosovën, duke bindur dy prej tyre vetëm vitin e kaluar.

Në bashkëpunim me Rusinë, Beogradi zyrtar po blen me para tërheqjen e njohjes së Kosovës, duke u paguar miliona euro vendeve të varfra afrikane. Sipas ministrit të jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, Togo është bërë tanimë vendi i pesëmbëdhjetë që tërheq njohjen e pavarësisë Kosovës. Ai deklaroi disa muaj më parë Beogradi ka lëvizur më afër qëllimit të tij, që gjysma e vendeve anëtare të OKB-së që e njohin pavarësinë e Kosovës, të tërhiqen nga ky vendim.  Megjithatë, një portal i Afrikës qendrore ka zbuluar se këshilltarët e Daçiç i kishin dhënë rryfshet ministrave të jashtëm të këtyre vendeve për të bërë një hap pas nga njohja e Kosovës.

Ish-kryeministri Haradinaj thotë se Kosova është përballur në tre vitet e fundit një fushatë agresive dhe propagandistike nga Serbia me mbështetjen e Rusisë dhe vendeve të tjera për të penguar integrimin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare”.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Serbia vazhdon të mohojë të gjitha krimet kundër shqiptarëve të Kosovës. Në fund të dhjetorit, presidenti Vuçiç mohoi edhe njëherë masakrën e Reçakut, duke e quajtur fabrikim, deklarata që prodhuan edhe protesta gjatë vizitës së tij në Tiranë.

Donald Trump dhe Richard Grenell, Gazeta Si, 2020

Por, pavarësisht sjelljes së Serbisë si “gangstere” e politikës së jashtme në Ballkan, pesha me e madhe e presionit ndërkombëtar ka rënë mbi shpatullat e viktimës së luftës: Kosovës. Presidenti Trump, Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo, i dërguari special për dialogun Rixhard Grenell dhe i dërguari tjetër special për Ballkanin, Matheë Palmer, i ka kërkuar haptazi Kosovës të tërhiqet nga ku vendim.

Pasi i rezistoi presionit për gati një muaj, Albin Kurti kryeministri i ri,  u mundua të gjendte të enjten “të mesmen e artë”, duke hequr taksën por duke mbajtur presionin ndaj Serbisë për të ndalur fushatën kundër Prishtinës.

Çfarë vendosi Kurti?

Ai vendosi që duke nisur nga data 15 mars, të heqë tarifën për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Nëse Serbia ndalon fushatën kundër njohjes së Kosovës, taksa do të hiqet tërësisht.

“Nëse pala serbe dëshmon përkushtim të mirëfilltë në këtë fushatë miqësore, atëherë duke filluar nga data 1 prill 2020, do ta heqë tërësisht tarifën për një periudhë 90-ditore”,tha kryeministri Kurti në një konferencë.

Ai i vuri kushte edhe Bashkimit Europian, duke i kërkuar të mbante një premtimeve më të mëdha që i ka dhënë Kosovës. “BE ta vlerësojë veprimin tonë, duke filluar liberalizimin e vizave”, tha Haradinaj.

Sipas vendimit të qeverisë, nëse Serbia nuk ndalon fushatën Kosovës për eliminim e barrierave ekonomike, atëherë Qeveria e Kosovës duke filluar nga data 1 prill do të nisë me implementimin e reciprocitetit, fillimisht në fushën e tregtisë dhe më pas në fushën ekonomike dhe politike.

“Nëse pala serbe nuk reflekton përsëri, atëherë qeveria e Kosovës me fillim nga data 15 qershor do ta rikthejë tarifën përsëri. Reciprociteti i plotë tregtar instalohet pas 15 qershorit”, është shprehur ndër të tjera kryeministri Kurti. Por kjo duket se nuk ka qënë e mjaftueshme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ambasadori Grenell dhe kryeministri Albin Kurti. Gazeta “Si”, shkurt 2020

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell është përgjigjur se “nuk i mbështet masat gjysmake të kryeministrit Kurti”. Ai ka ngritur madje tonet, duke thënë se kryeministri është dike bërë një gabim të madh.  “Pozicioni ynë është mjaft i qartë: tarifat duhet të hiqen plotësisht. Kurti është duke bërë një gabim serioz dhe kjo i është bërë sot e qartë presidentin Hashim Thaçi në Shtëpinë e Bardhë”, ka shkruar Grenell. Deklaratat e tij janë mirëpritur me eufori nga mediat serbe, të cilat nuk ngurojnë ta interpretojnë presionin ndaj Kosovës me nota nacionaliste.

Qëndrimi i Grenell ka qene më i ashpër se ai i Bashkimi Evropian, i cili thotë se ky nuk është një hap pozitiv drejt vendosjes së marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve, edhe pse nuk e ka përmendur kushtin e Kurtit për liberalizimin e vizave.

Peter Stano, zëdhënës i Përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, u ka bërë ftesë autoriteteve të Serbisë që si përgjigje ndaj vendimit të palës së Kosovës, të zotohen se do ta ndërpresin fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës dhe të nisë me eliminimin e barrierave tregtare ndaj Kosovës.

Pasditen e së enjtes, Kurti i ka kërkuar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të dalin me instrumente të detajuara dhe afate kohore për tejkalimin e ndasive tregtare, ekonomike dhe politike, duke përfshirë edhe eliminimin e barrierave tregtare nga Serbia.

Por, strategjia e tij nuk gëzon mbështetjen e Lidhje Demokratike e Kosovës, e cila ka kërcënuar me shkatërrimin e koalicionit qeverisës. Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se LDK-ja nuk do të mbetet në qeverinë aktuale nëse taksa nuk hiqet pa kushte.

Por a duhet hequr plotësisht kjo taksë?

Analistët politikë në Prishtinë kanë shprehur pikëpamje të ndryshme në lidhje me propozimin e kryeministrit Kurti, pasi sipas tyre është ende e paqartë nëse këto masa do të lehtësojnë ose komplikojnë dialogut.

Presidenti Vuçiç dhe presidenti Hashim Thaçi, Gazeta Si, 2020

Politologu Ramush Tahiri, thotë për Radion Evropa e Lirë se propozimi i kryeministrit Kurti e vë sërish Kosovën përballë komunitetit ndërkombëtar.

“Kurti kërkon gjithashtu edhe vendosjen e reciprocitetit. Ky vendim i qeverisë – nëse do të jetë vendim i partnerëve të koalicionit – bie ndesh me kërkesat e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat kërkojnë që tarifa doganore e vendosur nga Qeveria e Kosovës, të hiqet tërësisht dhe pa kushte, si dhe që të mos ketë asnjë reciprocitet, si masë ndëshkuese ose zëvendësuese për tarifën”, tha Tahiri.

Por për analistin , Artan Muhaxhiri, Kosova nuk mund të tërhiqet pa kushte nga taksa, duke i ofruar kështu Serbisë një fitore diplomatike “në pjatë të argjendtë”.

“Me këto kërkesa legjitime, mendoj që është gjetur një e mesme e artë në raport”, thekson Muhaxhiri.

Ai shtoi heqja e taksës për lëndën e parë do të ishte sinjal se Kosova është e gatshme dhe e vullnetshme për të hyrë në etapën e fundit të dialogut me Serbinë.

Më Shumë