Ne rrjet

A duhet të hapë NATO një bazë në Detin e Zi?

Ndërkohë që Rusia është duke provokuar herë pas herë NATO-n me akte agresive në Detin e Zi, Bullgaria ka kërkuar ngritjen e një baze të re të Aleancës Veri-Atlantike në rajon.
Sofja ka propozuar krijimin e një Qendre të Koordinimit të Forcave Detare të NATO-s në portin e Varna në Detin e Zi. Lajmi u bë i ditur nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një konferencë për shtyp së bashku me kryeministrin bullgar Boyko Borissov.

“Bullgaria propozoi krijimin e një Qendre Koordinimit në Detin e Zi, më saktë në Varna, dhe ne do ta diskutojmë edhe më tej këtë sugjerim”, tha ai.

Stoltenberg tha se operacionet në Detin e Zi janë aktualisht janë nën juridiksionin e Shtabit të Forcave Detare të NATO-s në Mbretërinë e Bashkuar.

Por Borissov këmmbënguli se NATO duhet të rrisë prezencën e tij në rajon dhe se porti i Varnës është një pikë kyce për të patur nën kontroll të gjitha brigjet e detit të zi,

“Hapja e një qendre koordinuese në Varna do të kishte një efekt jashtëzakonisht parandalues në rast sulmi ndaj aleancës”, shpjegoi ai. “Ne nuk insistojmë në asgjë; ne thjesht propozojmë krijimin e kësaj qendre koordinimi. Ne jemi kundër luftës në Detin e Zi. Qendra duhet të luajë vetëm një rol parandalues ”, nënvizoi kryeministri bullgar.

Ai gjithashtu shtoi se Sofja, e cila mbështet rritjen e prezencës së NATO-s në Detin e Zi, kërkon që të ruhen marrëdhënie të qëndrueshme me të gjitha vendet, përfshirë Rusinë dhe Turqinë”.

Kërkesa e Bullgarisë nuk është rastësi, pasi Deti i Zi është një nga fushë-betejat kryesore midis Rusisë dhe Perëndimit për të ardhmen e Evropës. Rajoni ka përjetuar dy dekada konflikte të zjarrta edhe para aneksimit të Krimesë në vitin 2014, dhe Rusia ka përdorur forcën ushtarake kundër vendeve në rajon katër herë që nga viti 2008. Megjithatë, sfidat e sigurisë së rajonit nuk kanë marrë aq vëmendje nga NATO dhe SHBA.

Ekspertët janë të bindur se rajoni i Detit të Zi është një porta kryesore e Rusisë për të rikthyer ndikimin dhe kontrollin në periferisë e Europës. Rusia po përdor instrumente informuese, ekonomike, energjetike dhe të paligjshme, të përshtatura me kushtet në secilin vend, me synimin për t’i mbajtur shtetet fqinjët në gjendje pasigurie. Moska kërkon ta shndërrojë Detin e Zi, së bashku me Detin e Azovit, në rrugë të brendshme virtuale, ku Rusia mund të ketë llojin e lirisë së veprimit që ka arritur në Detin Kaspik.

Por ndërkohë që vendet e bregdetit të Detit të Zi e kanë bërë të qartë se dëshirojnë të mbrohen nga ndërhyrja armiqësore ruse dhe kërcënimi ushtarak, NATO ka qëndruar deri më tani i heshtur.

Alarmi i vendeve të rajonit vjen kanë ardhur në kontekstin e një rritjeje dramatike të pranisë dhe aftësisë së flotës ruse të Detit të Zi dhe forcave tokësore në Krime nën programin e armatimit shtetëror rus. Rusia tani është duke dislokuar një sërë nëndetëse në rajon. Po ashtu, ajo është duke zhvendosur një sërë pajisjesh për mbrojtjen ajrore dhe bregdetare, duke krijuar kështu një zonë që pengon lirinë e lëvizjes që izolon pothuajse të gjithë Detin e Zi dhe anëtarët e NATO-s si Rumania, Turqia dhe Bullgaria.
Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu ka mbrojtur prezencën ushtarake ruse në rajon duke thënë se ka Moska për qëllim të neutralizojë kërcënimet s sigurisë kombëtare. Edhe pse tanimë analistët janë tejet të shqetësuar, ka pasur një sërë bashkëpunimesh midis NATO-s dhe Moskës në rajonin e Detit të Zi. Por pushtimi i Gjeorgjisë nga Rusia në vitin 2008 dhe vendimi i saj për të nisur një luftë në Ukrainën lindore, vranë perspektivat për bashkëpunimin e vazhdueshëm midis Moskës dhe NATO-s.

Fuqizimi ushtarak i Rusisë në rajon gjatë pesë viteve të fundit minon të drejtat dhe interesat sovrane të të gjitha shteteve bregdetare të Detit të Zi, sepse është hartuar për të fuqizuar Moskën dhe aftësinë e saj për të kontrolluar rajonin, duke përfshirë edhe bllokimin e lirisë së lëvizjes në det dhe në ajër. Deri më tani Moska i ka mbrojtur pretendimet e saj në rajon sikur Deti i Zi të ishte një ‘liqen rus’ në periudhat cariste dhe sovjetike. Por Kremlini duket se e ka të vështirë ta kuptojë se tanimë Rusia është vetëm një nga pesë shtetet sovrane që kufizojnë Detin e Zi.

Agresioni i Rusisë në Detin e Azovit tregon gjithashtu se Moska nuk mendohet dy herë para përdorimit të fuqisë ushtarake për të kontrolluar interesat e saj ushtarake në rajon. Fokusi aktual i Moskës mund të jetë ndalimi i anijeve komerciale në Mariupol, por Rusia ka gjithashtu aftësinë për të përdorur taktika të ngjashme kundër porteve të tjera ukrainase si Odesa, veprime që do të kishin një ndikim të rëndësishëm në ekonominë e Ukrainës. I njëjti rrezik u kanoset edhe vendeve të tjera të Detit të Zi, në veçanti, Rumanisë, e cila po ndjek nga afër zhvendosjen ushtarake të Rusisë rreth Detit të Zi.

Moska e sheh dominimin e rajonit nëpërmjet presionit ushtarak si një mënyrë për të dobësuar aleancën e NATO-s dhe arkitekturën e sigurisë europiane, duke detyruar vendet e ish-bllokut sovjetik të kthehen në orbitën e Rusisë. Ndërkohë që Uashingtoni është shumë i zënë me Kinën dhe Europa po copëtohet politikisht dhe ekonomikisht, presidenti Vladimir Putin mund të kërkojë të maksimizojë përfitimet e tij në rajonin e Detit të Zi. Ekspertët ngrenë alarmin se nëse Perëndimi nuk ndërhyn, veprime provokative nga ana e Rusisë do të rriten. Ata thonë madje se forcat ruse mund të vendosen kudo rreth Detit të Zi në të ardhmen e afërt.

Nëse NATO dhe politikëbërësit kryesor në SHBA dhe Europë vazhdojnë t’i japin ndikim dhe autoritet Rusisë në rajonin e Detit të Zi, ata jo vetëm që do të fuqizojnë Putinin, por edhe do të kontribuojnë në zbërthimin e rendit aktual global, nga i cili varet siguria ndërkombëtare


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë