Në Dhjetor 2019, në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë, ambasadori i Vanuatut në Bashkimin Europian bëri një sugjerim radikal: Konsiderojini shkatërrimin e mjedisit një krim.
Vanuatu është një shtet i vogël ishull në Paqësorin Jugor, një komb i kërcënuar rëndë nga ngritja e nivelit të detit. Ndryshimi i klimës është një krizë e pashmangshme dhe ekzistenciale, megjithatë veprimet që kanë shkaktuar rritje të temperaturave të tilla si djegia e lëndëve djegëse fosile janë kryer pothuajse tërësisht diku tjetër, për t’i shërbyer kombeve të tjera, me bekimin e pushtetarëve. Shtetet e vogla ishullore si Vanuatu prej kohësh janë përpjekur të bindin kombet e mëdha të fuqishme që të ulin vullnetarisht emetimet e tyre, por ndryshimi ka qenë i ngadaltë kështu që ambasadori John Licht sugjeroi se ishte koha për të ndryshuar vetë ligjin. Një ndryshim i një traktati të njohur si “Statuti i Romës”, i cili u themelua në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, mund të kriminalizojë aktet që arrijnë në ekocid, tha ai, duke argumentuar “kjo ide radikale meriton diskutim serioz”.
Ekocidi, që do të thotë fjalë për fjalë “vrasja e mjedisit” është një ide që duket radikale por dhe shumë e arsyeshme. Teoria është se askush nuk duhet të mbetet pa u ndëshkuar për shkatërrimin e botës natyrore. Aktivistët besojnë se krimi duhet të jetë nën juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve, e cila aktualisht mund të ndjekë penalisht vetëm katër krime: gjenocid, krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe krime agresioni.
Ndërsa Gjykata Penale Ndërkombëtare tashmë mund të ndjekë penalisht për krime mjedisore, kjo është e mundur vetëm brenda kontekstit të këtyre katër krimeve, nuk vendos asnjë kufizim ligjor për dëmet ligjore që ndodhin gjatë kohërave të paqes. Ndërsa, vendet individuale kanë rregullat dhe rregulloret e tyre për të parandaluar dëmtime të tilla, aktivistët e ekocidit argumentojnë se shkatërrimi masiv i mjedisit do të vazhdojë derisa të ekzistojë një ligj global. Duke e konsideruar ekocidin si krim në Statutin e Romës të miratuar nga Gjykatës Penale Ndërkombëtare, autorët e shkatërrimit të mjedisit papritmas do të ishin të detyruar të arrestonin autorët, t’i ndiqnin penalisht dhe t’i burgosnin.
“Por do të ndihmonte gjithashtu për të krijuar një ndryshim kulturor në mënyrën se si bota percepton veprime të dëmshme ndaj natyrës. Nëse diçka është një krim, ne e vendosim atë nën një vijë të kuqe morale. Për momentin, ju nuk kërkoni lejë për të bërë të dëmtuar mjedisin se do kërkoni naftë por thjesht e bëni atë gjë, në të kundërt ju nuk kërkoni leje për të vrarë një njeri sepse kjo është kriminale,”thotë Jojo Mehta, bashkëthemelues i fushatës “Stop Ecocide”.

Aktivistët besojnë se krimi i ekocidit duhet të zbatohet vetëm për dëmet më serioze, duke përfshirë aktivitete si çpimet e naftës, minierat në det të thellë, blegtoria industriale e bagëtive dhe nxjerrja e rërës së katranit. Në vitin 2010, Polly Higgins, një avokat britanik, e përcaktoi ekocidin si “dëm të gjerë që duhet ndëshkuar patjetër.
Vitin e kaluar, Higgins vdiq në moshën 50 vjeç, pasi u diagnostikua me kancer. Ishte një goditje për lëvizjen e ekocidit, ku ajo ishte avokatja kryesore ligjore e cila ishte treguar tepër e ashpër, duke shitur shtëpinë e saj dhe duke hequr dorë nga puna e saj me pagë të lartë në mënyrë që t’i kushtonte jetën fushatës. Por ajo la gjyurmë tek antarët e tjerë dhe pas shumë dekadave diskutime e protestash në terren ekocidi tashmë po diskutohet edhe nga udhëheqësit e ndryshëm ën të gjithë botën.
Por edhe koncepti i ekocidit ka kufizimet e tij. Richard Whyte, profesor i studimeve socio-juridike në universitetin e Liverpool dhe autor i një libri të quajtur “Ecocide”, shpjegon se një ligj ndërkombëtar nuk do të ishte gjithçka për shkatërrimin e mjedisit. Korporatat nuk mund të ndiqen penalisht sipas ligjit ndërkombëtar penal, i cili vlen vetëm për individët,- thekson Whyte, e rrëzimi i një lideri nuk mund të frenojë në të vërtetë biznesin.
“Është me të vërtetë e rëndësishme të ndryshojmë gjuhën tonë dhe mënyrën se si ne mendojmë për atë që po dëmton planetin që ne duhet të shtyjmë përmes këtij krimi të ekocidit, por nuk do të ndryshojë asgjë nëse, në të njëjtën kohë, nuk ndryshojmë modelin e kapitalizmit të korporatave,” thotë ai.

Ndërkohë sipas, Rachel Killean, një lektor i vjetër në juridiksion në Queen’s University Belfast, ndërsa ka ende një rrugë të gjatë për të bërë që ekocidi të njihet si një krim ndërkombëtar, Gjykata Penale Ndërkombëtare duhet të adresojë çdo dëm mjedisore.
Sipas tij, një ligj ndërkombëtar mbi ekocidin do të ishte gjithashtu i vështirë nga një perspektivë ligjore, sepse personat që akuzojnë duhet të sigurojnë mjaftueshme arsye për ndjekje penale të një individi apo kompanie.
“Nëse mendoni për të gjitha pjesët e ndjekjes penale, duhet të keni një individ që është përgjegjës për ekocidin? Duhet të ketë qëllim, që të vërtetoni qëllimin për shkatërrimin e një territori? Të gjitha këto gjëra të ndryshme që ndërtojnë një proces penal bëhen shumë të komplikuara kur po mendoni për ekocidin,” shpjegon ai.
Aktivistët si Mehta i kuptojnë këto vështirësi. Grupi i saj i fushatës, “Stop Ekocid”, aktualisht është duke mbledhur së bashku një panel avokatësh të lartë ndërkombëtarë për të shkruar një përkufizim “të qartë dhe të fortë ligjërisht” të ekocidit që vendet mund të propozohet në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.
Pavarësisht nëse procesi ndodh apo jo shpejt, ose nëse nuk ndodh fare, ekocidi ka provuar të jetë një ide e fuqishme. Ai ka kristalizuar një koncept që shpesh humbet në diskutimet mbi politikat dhe teknologjinë.
Burimi:BBC/Përktheu:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



