Analize

A do t’i thotë Turqia “mjaft” Erdoganit, pas 15 vitesh “sundim”?

“Ditën që kombi ynë më thotë ‘mjaft’, unë do të largohem.” Kjo e deklaratë e papritur e Erdoganit  ka shkaktuar një “stuhi” në rrjetet sociale, duke u shndërruar në një parullë që po pëdoret gjerësisht nga opozita dhe jo vetëm. Por presidenti nuk do të “hapë rrugën” pa luftuar.

Hashtagu #Tamam ("Mjaft") pushtoi Twitter-in, me mbi dy milionë postime që dukej se “ulërisnin” njëzëri se pas pesëmbëdhjetë vitesh në pushtet, ishin lodhur nga Erdogan. Siç vuri në dukje edhe gazetari Rusen Çakir, Erdogan çuditërisht, i ofroi opozitës një slogan për t'u bashkuar. Dhe ata përdorën fjalën e tij, duke e kthyer në slogan dhe duke deklaruar se tashmë kishte ardhur koha që dikush t’i thoshte “mjaft”.

https://twitter.com/p_zalewski/status/993870489981476865

Tani për tani, Erdogan përballet me sfidën më të madhe për mbijetesën e tij politike që kur ka ardhur në pushtet: Zgjedhjet përballë një opozitë të bashkuar, tw cilat janë vetëm një muaj larg. Tre javë më parë, Erdogan kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme presidenciale dhe parlamentare, një vit më herët nga sa ishte planifikuar. Disa ekspertë parashikojnë se Erdogan dhe partia e tij do të përfitojë nga vala e nacionalizmit turk, e cila u rrit ndjeshëm pas ofensivës ushtarake kundër forcave kurde në Afrin, të Sirisë.

Zgjedhjet e parakohshme gjithashtu do të parandalojnë fuqizimin e partisë më të re të opozitës, "Iyi" (Mirë), e udhëhequr nga Meral Aksener(nëse Erdogan nuk e arreston më par, sigurisht). Pavarësisht nga mohimet e Presidentit, shumë besojnë se shpejtësia me të cilën u thirrën zgjedhjet e menjëhershme ishte një përpjekje e AKP-së për të anashkaluar partinë e Iyi, e cila ende nuk ka arritur të regjistrohet brenda afatit kohor të zgjedhjeve. Midis frikës se kjo parti mund të skualifikohet, partia kryesore e opozitës, “CHP” transferoi 15 nga parlamentarët e vet në bllokun e partisë së Iyi prej pesë, duke i dhënë të drejtën për të kandiduar në zgjedhje, pavarësisht nga data e regjistrimit të saj. Elefanti në dhomë sigurisht është fakti se HDP, partia më e madhe kurde, ishte lënë jashtë aleancës së opozitës. Kur HDP kaloi pragun e votimit në zgjedhjet e qershorit 2015, ajo e shtyu AKP-në e Erdoganit në një qoshe, për herë të parë që kur erdhi në pushtet në 2002. Erdogan u përball me dy mundësi : të binte dakord të ishte partner i një qeverie koalicioni ose të thërriste zgjedhje të menjëhershme. Ai bëri këtë të fundit, edhe në zgjedhjet e nëntorit të vitit 2015. Tanimë, kandidati i partisë kurde për president dhe ish-bashkëkryetari i partisë, Selahattin Demirtas, së bashku me tetë nga deputetët e saj janë të gjithë pas hekurave.

Lideret e arrestuar

Aleanca mund të mos ketë qenë kurrë në axhendë, por ishte një dredhi e qëllimshme nga partitë kryesore të opozitës që të mos rrezikonin të humbnin votën nacionaliste. Nëse aleanca e opozitës i luan mirë “kartat” që ka në dorë, mund të arrijë për të parë në dekadë një shumicë votash që do të zhdukte pjesën më të madhe të hendekut midis AKP-së dhe opozitës. Pra nevoja për të ndërtimin e strategjive dhe koalicioneve joformale është e domosdoshme dhe tej mase e rëndësishme.

Megjithatë, gjithçka bëhet me e ndërlikuar nga fakti se në të njëjtën kohë ekzistojnë dy fushata zgjedhore, për presidentin dhe për legjislaturën. Zgjedhjet presidenciale janë edhe më të rëndësishme sesa zakonisht, sepse ligjet ekzekutive presidenciale, të legjitimuara nga referendumi i vitit të kaluar, hyjnë në fuqi pas zgjedhjeve. Kjo do të thotë se presidenti do të emërojë të gjithë ministrat e qeverisë në parlamentin e ardhshëm dhe se kabineti nuk do të ketë më përgjegjësi në parlament, ndërkohë që ky i fundit do të vazhdojë të jetë autoriteti ligjvënës pavarësisht nga kufizimi i kompetencave të tij.

Edhe pse duket se konteksti politik dhe mediat privilegjojnë në mënyrë sistematike Erdoganin, opozita po përgatitet me zgjuarsi për zgjedhjet presidenciale. Në fillim partitë përmbajtën nga zgjedhja e një kandidati të përbashkët.

Një nga emrat e përmendur ishte Abdullah Gul, një nga themeluesit e AKP-së dhe ish-president.Ishte shumë e qartë se ky politikan i butë, i cili ka ndenjur gjithnjë në rezistencë pasive ndaj Erdoganit, nuk do të merrte kurrë 50 për qindshin e nevojshëm në raundin e parë. Përkundrazi, të gjitha partitë e opozitës do të kandidojnë kandidatët e tyre, duke arsyetuar se kështu do të kenë një shanc se më të mirë për ta shtyrë Erdoganin drejt një raundi të dytë. Një nga kandidatët e opozitës është Muharrem Ince, një  debatues i mprehtë që ka kapur disa herë ngushtë Erdoganin dhe pas tij qendron Meral Aksener. Pavarësisht nga popullariteti i Erdoganit në pjesë të caktuara të popullsisë, AKP-ja ka po dështon të përballet të përballet publikisht me rënien ekonomike. Kjo do të thotë AKP-ja është rikthyer në vitin 2002, kur ishte jashtë mase e shqetësua për shkak të politikave të këqija ekonomike dhe paaftësisë për t'u lidhur me elektoratin. Përveç Erdoganit, fytyrat kryesore të AKP-së nuk janë as popullor e as karimatik, por zëdhënës robotikë të shefit të tyre. Kjo ishte pikërisht fryma që bëri që AKP të humbiste votat e referendum në çdo qytet të madh, përfshirë Stambollin. Tanimë në Turqi, erërat politike mund të fillojnë të kthehen kundër AKP-së dhe Erdoganit, liderit që ka “sunduar” për 16 vjet.

https://twitter.com/rasittukel/status/993927392853970944?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.haaretz.com%2Fopinion%2F.premium-after-15-years-is-turkey-saying-enough-to-erdogan-1.6074466&tfw_site=haaretzcom

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë